fbpx

Dimitriev është zhvendosur në kabinetin e tij në “Ilindenska”, Gruevski në selinë e VMRO DPMNE-së

-

Kryeministri teknik për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev punon në kabinetin e kryeministrit në godinën qeveritare gjegjësisht nga kolltuku që e mori nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgiev.

Kryetari i VMRO DPMNE-së ditën e tij të punës e kalon në zyrën e selisë së partisë, thotë Ivo Kotevski zëdhënësi i partisë së tij.

Ndërsa nga Qeveria nuk mundën të na dërgojnë fotografi nga vendi i punës së Dimitriev, por premtuan se gjatë takimit të ardhshëm të kryeministrit në kabinetin e tij, do të mund të bëjnë fotografi dhe regjistrime video.

Nikolla Gruevski më 14 janar dorëzoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Qeverisë së RM-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa për zëvendës të tij caktoi sekretarin e përgjithshëm, Emil Dimitriev.

Ndërsa Dimitriev dha betimin e tij më 18 janar në Kuvendin e RM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.