fbpx

Stuhia dhe përmbytjet në Tetovë morën disa jetë njërëzish

-

Vërshime të mëdha në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Informacionet nga tereni flasin për 5 viktima, 3 fëmijë dhe 2 të moshuar. Qytetarë nga zonat e dëmtuara kanë denoncuar në televizionin Alsat për katër viktima në fshatin Shipkovicë, dy fëmijë dhe dy të moshuar. Ndërkaq për një fëmijë tjetër mësohet të ketë humbur jetën në fshatin Reçicë. Ekipe të televizionit Alsat janë në terren për të verifikuar informatat, ndërsa zyrtarisht institucionet ende nuk kanë dalë me të dhëna zyrtare.

Gjithë qyteti dhe rajoni i Tetovës janë nën ujë ndërsa ka vërshim të lumit Shkumbin. Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar edhe rëshqitjen e dheut.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po punon në teren dhe apelonë deri te banorët e rajonit të Tetovës të zvogëlojnë frekuentimin e lëvizjes në veçanti të ulin frekuentimin me makina me qëllim që makineria të punoj.

Më së shumti në rajonin e Tetovës janë prekur fshati Reçicë e Vogël, rruga 172, thuajse e përmbytur e gjitha. Situatë e keqe është edhe në Malësinë e Sharrit, konkretisht në Shipkovicë, si dhe në fshatin Poroj.

Në Reçicë të vogël, uji ka depërtuar në të gjitha katet e para dhe përdhese të shtëpive. Popullata po mundohet privatisht të ndihmojnë njëri-tjetrin, por nga Komuna dhe Ndërmarrja publike, ende nuk kanë dalë në terren. Përmbytje edhe në rajonin e Tearcës. Fshati Dobrosht është përfshirë gjithashtu nga uji, dhe madje, ka rrëshqitje të malit. Nga ana tjetër, dëme tarracash ka edhe nëpër qytet, kurse më në krizë, është lagja e poshtme e Tetovës, ku nga vërshimet e ujit janë mbledhur gurë dhe dru, që kanë përfunduar në shtëpitë e kësaj lagjeje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.