fbpx

Seancë e Qeverisë për përmbytjet në rajonine Tetovës

-

Qeveria për sot ka caktuar seancë në të cilën do të shqyrtohen gjendjet për vërshimet që i shkaktuan reshjet e rrëmbyeshme gjatë ditës së djeshme në Tetovë.

Siç kumtoi mbrëmë vonë kryeministri Nikolla Gruevski i cili e vizitoi Tetovën, do të konfirmohen aktivitetet e mëtutjeshme, por fillimisht ndihma për popullatën dhe subjektet.

Sipas vlerësimeve të para, dëmet nga përmbytjet janë më të mëdha në Shipkovicë. Situata është e rëndë edhe në Reçicë të Madhe ku ka ardhur deri te dalja e lumit nga shtrati, nga ujërat e vërshuara, ndërsa ka edhe informacione për viktima.

“E vizituam edhe spitalin e Tetovës ku nga drejtori u informuam se këtu janë sjellë dy persona të vdekur, si dhe nëntë të lënduar, prej të cilëve njëri është dërguar në Shkup për shkak të lëndimeve të marra dhe një është mbajtur për mjekim këtu. Më vjen keq që ndodhi kjo, por maksimalisht janë angazhuar të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror që t’i ndihmohet njerëzve në vendet e goditura”, theksoi kryeministri Gruevski pasi bëri kontroll drejtpërdrejtë dhe bisedoi me kompetentët dhe qytetarët. Gruevski në Tetovë ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministri i MPB­së Mitko Çavkov, si dhe nga sekretari shtetëror për transport dhe lidhje Bozhidar Petroski, i cili u bëri thirrje kompanive nga Shkupi me të cilat Qeveria ka të arritur marrëveshje për situata të tilla. Në ndihmë vijnë edhe ata firma të cilat Qeveria i ka angazhuar për këtë rajon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.