BDI dhe Aleanca nuk tregojnë qëndrimin për propozimet e LSDM-së

-

Takimi i nënkryetarëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët përfundoi, por asnjëri nga përfaqësuesit e dy partive politike nuk njoftoi detaje nga bisedat dyorëshe. Ata nuk zbuluan çfarë propozime përmban dokumenti i dërguar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e as nëse janë të pranueshme për ta.

Edhe nga BDI edhe nga Aleanca njoftuan se “kanë biseduar për platformën e përbashkët”.

“Takimi i sotëm është takim i grupeve të punës në frymën e platformës për bashkëpunimin e partive shqiptare. Haptazi folëm për ato pika që konsiderojmë se janë të rëndësishme dhe që e afrojnë Maqedoninë drejt BE- së dhe NATO-s”, tha Teuta Arifi.

Me qëndrim të ngjashëm doli edhe Arben Taravari, i cili shtoi se është shumë me rëndësi të zbatohen të gjitha pikat e platformës së përbashkët.

“Shqyrtuam të gjitha pikat e platformës së partive shqiptare. Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të realizohen të gjitha pikat e platformës pa marrë parasysh kush do të jetë në kombinim për qeverinë e ardhshme. Për hapat e ardhshëm do të përgjigjen liderët tanë”, tha sekretari i LR- PDSH, Taravari.

Sot para takimit, nga BESA njoftuan se deri më tani s’kanë marrë kurrfarë ftesë për takim as nga BDI e as nga LSDM. Ata thanë se ende refuzojnë të ulen në tavolinë me BDI dhe se tashmë ia kanë ofruar nënshkrimet LSDM-së.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...