“Most”: Nuk ka kushte për zgjedhje korrekte më 24 prill

-

Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill. Ky konluzion vjen nga disa asociacione joqeveritare të kryesuara nga “MOST-i”. Kryetari i këtij asociacioni Darko Aleksov ka thënë se KSHZ-ja pastrimin e listës zgjedhore e ka nisur me më shumë se dy muaj vonesë.

“Në në janar vonesa me përqindjen për pastrimin e listave zgjedhore ishte 50 ditë, tani kjo vonesë është 87 ditë. Metodologjia e pastrimit të listës zgjedhore ka disa faza dhe tani fillojnë me vonesa” deklaroi Aleksov.

Sipas raportit të “Most” në të paktën katër komuna të punësuarit në administratë kanë marrë instruksione që të përpilojnë lista për votues potencial të VMRO DPMNE-së.

“Informacionet tona tregojnë se në së paku 4 komuna të punësuarit në administratë kanë marrë instrukcione që të përpilojnë lista të votuesve potencial të VMRO-DPMNE-së. Bëjmë me dije se kjo praktikë paraqet shkelje të nenit 160 të Kodit penal (KP), shkelje të lirisë dhe të përcaktimit të zgjedhësve. Në 3 komuna është vërejtur trysni mbi punonjësit në administratë me qëllim që të jenë të pranishëm në mitingje partiake. Po ashtu janë vërejtur 3 raste të anketimi të pensionistëve nga ana e VMRO-DPMNE-së, me çka në njërin rast është vërejtur listë me pensionistë me logon e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, deklaroi Darko Aleksov, kryetar i Asociacionit Qytetar “MOST”.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...