Lorens Oer: Bisedimet për dalje nga kriza të vazhdojnë me formatin e njëjtë

-

Ne mbështetim komisarin Han dhe theksojmë se bisedimet duhet të vazhdojnë në formatin e njëjtë që të jepet mundësi që të arrihet konsensus për krizën politike në Maqedoni- deklaroi ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer. Ky është reagimi i parë i komunitetit ndërkombëtarë pas bisedimeve të pasuksesshme mbrëmë në Bruksel.

Ajo sot shtoi se duhet të vazhdohen reformat në drejtim të organizimit që të ketë zgjedhje sa më të mira që parashihen për vitin e ardhshëm.

“Bisedimet mbrëmë përfunduan vonë dhe ishin vazhdimësi e marrëveshjes së 2 qershorit. Unë edhe njëherë do ta them mendimin tim se alternativën që e propozoi komisari Han duhet të mbështetet, me atë që dialogu politik mes katër liderëve në Maqedoni të vazhdohet derisa të gjendet kompromis- deklaroi Oer.

BE kërkon nga Maqedonia që të plotësoj disa kritere sa i përket ngjarjeve të fundit në vend që të gjendet epilog legal ndaj rasteve të fundit, shtoi ambasadorja franceze.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...