fbpx

Kundërspin: Maqedonia dhe Shqipëria kanë mbetur pa datë për negociata, ndërsa jo pa ftesë për anëtarësi në BE

-

Ambasadori rus në BE, Vlladimir Çizhov, në intervistë për “Fajnenshëll tajms” duke dashur ta lavdërojë vendimin e presidentit francez Emanuel Makron për prolongim të zgjerimit të Unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor, ka dhënë edhe këtë deklaratë me të cilën faktikisht e spinon të vërtetën për veton franceze dhe ambicien evropiane të Maqedonisë, shkruan Olivera Vojnovska në rubrikën “Kontraspin” në “Vistinomer.mk”.

Spin:

Dhe kuptohet, vështruar në mënyrë objektive, të thuhet që edhe Maqedonia dhe veçanërisht Shqipëria janë të përgatitura për anëtarësim (në BE n.z.) do të ishte ekzagjerim i vrazhdët, me tërë respektin ndaj të dyja vendeve, thotë Çizhov, i cili është në funksion nga viti 2005.

Kontraspin: 

Vlladimir Çizhov, ambasador i Rusisë në BE, i cili në këtë funksion gjendet nga viti 2005, e shtrembëron të vërtetën kur në intervistën për “Fajnenshëll tajms”, doke folur për kundërshtimin e presidentit francez Emanuel Makron ndaj zgjerimit të BE-së, thotë se “Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë përgatitura për anëtarësim në BE”.

Në fakt, këtu përzihen punë të ndryshme. Maqedonia dhe Shqipëria në Samitin e Bashkimit Evropian në tetor nuk fituan datë për fillim të negociatave. Edhe pse, shumica e vendeve anëtare e mbështetën hapjen e negociatave për aderim, Franca ka mbetur deri në fund konzistente në qëndrimin e saj: “Së pari thellim të reformave në Unionin, e pastaj zgjerim”.

Çizhov, në anën tjetër, flet për “anëtarësi në BE”. Kjo është faza finale. Përvoja e deritanishme tregon që nga fillimi i negociatave për aderim në BE ka periudhë të gjatë prej më shumë viteve, ndërsa me metodologjinë e re që e propozon Franca mund të kalojë edhe një dekadë.

Ashtu që, ajo që për diplomatin rus është “pikëpamje objektive”, faktet tregojnë që nuk është qëndrimi i vërtetë, real. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria në Samitin e fundit në Bruksel kanë mbetur pa DATË, deri në ANËTARËSI të dy shtetet i pret shumë rrugë e gjatë. A do të ketë dhe çfarë do të jenë pengesat në këtë rrugëtim të tyre, për momentin është herët të thuhet.

Interesante është ajo që këtë deklaratë të Çizhov të paraqitur nga gazeta britanike me renome, e transmetuan edhe më shumë media maqedonase (ndër të cilat edhe agjencia shtetërore informative – MIA), të cilat në atë mënyrë e rrokullisën topin nëpër opinion vendas, me vetëdije apo pa vetëdije duke e shtrembëruar të vërtetën për procesin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.