fbpx

Kocijançiq: Postimi në Twitter tregon se ka nivele të ndryshme të përgjegjësisë

-

Pas raundit të dështuar të bisedimeve mbrëmë në Bruksel, Komisioni Evropian sot edhe njëherë iu bëri thirrjeve liderëve që të vijnë me propozime konkrete për daljen nga kriza.

Zëdhënësja e Johanes Han, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur lidhur me atë se kujt i është referuar postimi në Twitter ku thuhet se “tek disa liderë ka mungesë përgjegjësie dhe lidershipi”, thotë: “Ka nivele të ndryshme të përgjegjësisë tek liderët që morën pjesë. Nuk dua të drejtoj gishtin, por ua them linjën e përgjithshme sipas të cilës liderët politik duhet të bartin përgjegjësi dhe të ofrojnë propozime konkrete”.

KE është e gatshme të vazhdoj me lehtësimin e procesit, shton Kocijançiq.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.