fbpx

Hojte: Kjo nuk është luftë, partitë duhet të bëjnë kompromis

-

Partitë  duhet ta kuptojnë se nuk mund të fitojnë gjithçka. Në botën normale,  kur bëhet kompromis nga disa gjëra heq dorë, që si kompensim të fitosh disa gjëra të tjera. Nuk mund të fitoni gjithçka, dhe këtë dua që të gjitha partitë ta kenë të qartë. Nuk mund të jeni në çdo gjë fitues. Kjo nuk është sikurse luftë, ose një seancë shahu ku luan, ose fiton ose humb. Gjithmonë është diku në mes. Dua që njerëzit të arrijnë kompromis dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Për momentin kjo na duhet- tha Hojt për TV “Art”.

Ndërmjetësuesi belg deklaroi se partitë politike akoma përpiqen të arrijnë zgjidhje për votimin  e diasporës dhe për vendimmarrjen në KSHZ.

Për shumë pika të Kodit Zgjedhor jemi marrë vesh, por kanë mbetur disa tema, ndër to edhe votimi  e diasporës. Edhe aty, pak a shumë jemi marrë vesh.Tema tjetër është mënyra e vendimmarrjes në Komision Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është një organ shumë me rëndësi për organizimin e zgjedhjeve. Ne propozojmë për të shkuar si një lloj mekanizmi konsultativ në vend të bllokimit të përparimit të vendimmarrjes në KSHZ. Ne kemi propozuar mënyrë të qartë ku do të ketë konsultime para marrjes së ndonjë vendimi, ku edhe administrata do të luaj një rol të rëndësishëm. Dhe unë mendoj se ky propozim duhet të jetë i përshtatshëm dhe i pranueshëm për të gjitha palët, por të presim dhe të shohim se si palët do të bien dakord mbi këtë në orët në vijim-tha Hojte.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.