fbpx

LSDM: Le të vijë Gruevski t’i udhëheqë bisedimet për Kodin Zgjedhor

-

Thuajse e tërë dita e sotme e grupeve punuese u ka kaluar në pushime dhe në takime bilaterale me përfaqësuesit ndërkombëtarë, njofton Portalb.

Ato vlerësojnë se nuk fillim të takimit, përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë dhënë propozim-ligj i cili i ka përmbajtur propozimet dhe rekomandimet e mëparshme të bisedimeve nga OSBE dhe ODIHR ku të gjitha partitë kanë qenë të njoftuara.

Nga LSDM nuk janë shumë optimistë se sot do të arrihet marrëveshje, ashtu siç informojnë nga atje, menjëherë pasi të huajt e kanë dhënë propozim-ligjin, VMRO-DPMNE ka kërkuar pushim për të cilën nuk kanë njoftuar se sa gjatë do të zgjasë.

LSDM, vlerëson se zgjidhje më konstruktive do të ishte, nëse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, nuk kanë mandat për bisedime, ta thirrin kryeministrin që ai t’i udhëheqë bisedimet e palës së tyre.

Sipas LSDM-së, prolongimi i këtij afati bisedimet i çojnë në pik pyetje të gjithë atë që duhet të mbarojë deri më 20 tetor dhe se mund të ketë, ashtu siç thonë “pasoja të tmerrshme” në raportin për progresin e shtetit.

Në çështjes se deri kur opozita do ta durojë këtë, nga LSDM thonë që deri me 15 shtator ka qenë një datë në të cilin u vendos një vendim i rëndësishëm, tani më 20 tetori është gjithashtu një vendim i rëndësishëm. Ato janë kategorikisht kundër anulimit të zgjedhjeve të cilat do të duhet të mbahen më 24 prill të vitit 2016.

Si pika problematike për shkak të së cilave janë ndaluar grupet punuese janë votimi i diasporës, vendimi në KSHZ dhe paratë paratë që duhet të harxhohen për fushatën zgjedhore.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.