fbpx

Prokuroritë kundër Katica Janevës: Prokuroria publike është jo- kushtetuese

-

Prokurorët që dje ishin prezent në takimin me prokurorin publik shtetëror Marko Zvrlevski, mes tjerash, kanë shprehur pakënaqësinë e miratimit të Ligjit për prokurorinë speciale, që e kanë vlerësuar si jo- kushtetues dhe kanë thirrur në dorëzimin e nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tij, njoftoi sot Prokuroria publike.

“Të pranishmit kërkuan që të dorëzohet kërkesë deri tek Këshilli i prokurorëve publik, me të cilën do të insistohet në përgjigje për mënyrën se si është përpiluar propozim- lista për emërimin e prokurorëve publik në prokurorinë speciale, nëse dhe ku është shpallur konkurs dhe ku janë paraqitur kandidatët e interesuar dhe nëse lista është e përpiluar sipas kritereve objektive dhe cilët janë ato. Kjo kështu sepse në veçanti për prokurorët publik, propozim- lista shpreh afinitete personale dhe subjektive për cilësinë e kandidatëve të propozuar” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç njoftojnë prej atje, takimi është mbajtur me kërkesë të një numrit më të madh të prokurorëve publike ndërsa në të kanë qenë krerët e prokurorive të larta dhe themelore në shtet.

Ndryshe, reagimi dhe takimi i prokurorëve ndodh një ditë para seancës së Këshillit të prokurorëve publik, ku do të debatohet lidhur me planin e përgjithshëm, personale dhe atë financiar që e dorëzoi prokurorja speciale si dhe për anëtarët e propozuar në ekipin e saj, që duhet t’i ndihmojnë lidhur me bisedimet që dalin nga përgjimi ilegal.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.