fbpx

Komisioni Evropian përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament

-

Komisioni Evropian përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq tha se tani është koha që Kuvendi të filloj të punoj në prioritetet e reformave në interes të shtetit.

“Ne përshëndetim faktin që opozita tani është kthyer në Kuvend.  E dini se kjo është pjesë e Marrëveshjes me ndërmjetësim të BE-së, që u arrit në qershor dhe korrik të këtij viti. Është shumë e rëndësishme që kjo marrëveshje të zbatohet. Tani është koha që Kuvendi të filloj të punoj në prioritetet e reformave në interes të shtetit” deklaroi Kocijançiq.

Sa i përket prokurorit publik special, Kocijançiq tha se kjo çështje ende po punohet dhe se pret partitë t’i përmbushin obligimet.

“Komisioni gjegjësisht komisari Johanes Han, ndjek nga afër këtë dhe pret avancim në këtë fushë” shtoi ajo.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.