fbpx

Parlamenti votoi ligjet e Përzhinos

-

Deputetët në Kuvend në seancë plenare votuan ligjet që partitë politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos i kanë arritur të premten.

Deputetët me procedurë të shkurtuar votuan për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedurë penale, ligjin për privati, ligjin për informatorët dhe ligjin e Qeverisë.

Debati më i madh është zhvilluar për votimin e Diasporës dhe Ligjin për mbrojtjen e privativë.

Pika e fundit në rend dite ishte Ligji për qeveri me të cilin parashihet emërimi i ministrave të rinj dhe zëvendës-ministrave. Për këtë pikë deputetët fare nuk debatuan dhe votuan Ligjin me 98 vota “për”, 8 “abstenime dhe asnjë votë kundër.

Sipas të dhënave jozyrtare, pritet nesër qeveria të mbaj seancë ku do t’i propozoj ministrat e rinj, Oliver Spasovskin për punë të brendshme dhe Frosina Remenski për punë dhe politikë sociale.

Jozyrtarisht mësojmë se ministri i ri i shoqërisë informatike në vend të Ivo Ivanovskit do të jenë Marta Arsovska Tomovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.