fbpx
Tag: Partitë

tag: partitë

Zgjedhje lokale në tetor, merren vesh partitë politike në koordinim pa VMRO DPMNE-në

Në koordinimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e partive parlamentare janë marrë vesh se nevojitet të miratohet propozim- ligj për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet për gjysmën e parë të tetorit ndërsa mandati i kryetarëve aktual dhe këshilltarëve do të vazhdohej deri në emërimin...

VMRO DPMNE nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend

Talat Xhaferi nuk është i zgjedhur për kryetar i Kuvendit të R. së Maqedonisë në procedurë ligjore dhe grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së nuk sheh arsye pse do t’i përgjigje ftesës të cilën deputeti Xhaferi e dërgon në cilësinë e kryetarit, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të kësaj partie. Prej atje thonë se partia nuk do të merr...

Kuvendi: Vazhdon seanca e re, nuk ka shpresë për epilog

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive të Kuvendit, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për emërime dhe zgjedhje si dhe emërimin e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve partiake, nuk pritet të ketë ndryshime dhe do të ndodh skenari i deritashëm me replika dhe kundër- replika. Pas festave të Pashkëve, nuk...

Mançevski: Hanit nuk kemi çfarë t’i themi e që ai nuk e di

Konsultimet mes LSDM-së dhe partive që i dhanë nënshkrimet e tyre që për mandatar të jetë Zoran Zaevi ende janë në zhvillim e sipër dhe nesër, më së voni deri të martën, pritet të zbardhet propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit, deklaroi zv- kryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski për "Televizionin 24". "Besoj se deri në fillim të seancës konsultative...

Zaev: Nëse e marr mandatin, nuk do të harxhoj 20 ditë në bisedime për përbërjen e Qeverisë

Caktim të seancës parlamentare, koordinim të deputetëve për marrëveshje rreth përbërjes së komisioneve për zgjedhje dhe emërim, zgjedhja e kryetarit të institucionit ligjvënës, shkresë deri tek Ivanovi, vendimin i tij për ta dhënë mandatin, bisedime për qeveri dhe përbërjen e saj. Ky është orari i hapave për të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pret të realizohen në afat...

Ivanov nuk ia dorëzoi mandatin Zaevit pasi gjoja me këtë shkatërron sovranitetin

“Nuk do t’ia jap mandatin personit apo partisë e cila ka platformë për shkatërrimin e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Maqedonisë. Me vlerat themelore të shtetit askush s’mund të bëj pazarllëk”, tha presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e sotëm para opinionit. “Duke negociuar për platformën post- zgjedhore të një shteti të huaj, cenohet bashkimi dhe sovraniteti i shtetit. Kjo do...

Bushati: Shqiptarët nuk janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre

“Shqiptarët nuk janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Ne jemi të vëmendshëm tu përgjigjemi në kohë kërkesave të tyre.  Nuk do të reshtim së theksuari nevojën e zhvillimit të shqiptarëve kudo ata ku jetojnë në respekt të asaj që u takon për më shumë dinjitetit, barazi dhe përfshirje në planin e zhvillimit, e rrjedhimisht më shumë mirëqenie”, ka...

Han: Pasi u grumbulluan nënshkrimet, presim presidenti të dorëzojë mandatin

Pasi u grumbulluan nënshkrimet, me padurim presim hapat e mëtutjeshëm. Tani presim presidenti t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kandidatit nga partitë që kanë shumicë në Kuvend, në pajtim me Kushtetutën, thuhet në deklaratën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në faqen e KE-së pasi BDI mbrëmë vendosi nënshkrimet për formimin e Qeverisë t’ia...

Kasami dhe Sela do t’i japin nënshkrime Zaevit për mandat, Ahmeti taktizon dhe pret materiale

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han mbaroi takimet me liderët e partive politike që kanë mandate në Kuvend, Besën, Aleancën për shqiptarët, PDSH-në dhe BDI-në, ku është takuar për qëndrimet e partive rreth formimit të Qeverisë së re. Nënkryetari i lëvizjes Besa, Afrim Gashi pas takimit deklaroi se ata janë të gatshëm t’i japin nënshkrimet e pesë...

Caktohen mitingjet: VMRO DPMNE fillon nga Ohri, LSDM-ja nga Prilepi ndërsa BDI nga Likova

VMRO DPMNE dhe VMRO për Maqedoninë tradicionalisht nga Ohri, LSDM nga Prilepi, BDI nga Likova ndërsa FRODEM nga hoteli "Kontinental" në Shkup do ta fillojnë fushatën sivjet. Këto janë vendet ku koalicionet partiake dhe partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, do ta fillojnë fushatën e tyre, që fillon të hënën më 21 nëntor. Në tabelë tregohet...

Partitë fshehin prej ku i financojnë fushatat, që kushtojnë rreth 1 milionë euro

Presidenti amerikan Donald Tramp në fushatën zgjedhore ka shpenzuar 600 milionë dollarë ndërsa kundër- kandidatja e tij, Hilari Klinton më shumë se 1 miliardë euro. Ndërsa në Maqedoni për fushatat zgjedhore të kandidatëve të partive më të mëdha politike për zgjedhjet presidenciale në vitin 2014-të janë shpenzuar rreth 1 milionë euro. Për fushatën zgjedhore e Gjorgje Ivanovit, VMRO DPMNE ka...

Partitë kanë 48 orë që t’i largojnë parregullsitë nga listat e kandidatëve

KSHZ mbrëmë ka shqyrtuar listat e kandidatëve të partive politike dhe disa prej tyre u kanë dhënë afat prej 48 orëve që t'i evitojnë parregullsitë. Siç njoftojnë nga Komisioni, pjesa më e madhe e vërejtjeve ka të bëjë me dorëzimin e llogarisë së transaksionit për fushatën zgjedhore, vërtetim gjyqësor, deklarata dhe kopje të letërnjoftimeve të kandidatëve etj. Vërejtjet më të...

Saveski: “E Majta” do të del e vetme në zgjedhje pasi opozita na injoroi

Partia “E Majta” në Komitetin e saj qendror ka marrë vendim që vet të del në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor pasi nisma e tyre për pjesëmarrje të përbashkët e të gjitha partive kundër regjimit është injoruar nga opozita, konfirmoi për “Meta”, anëtari i partisë “E Majta” Zdravko Saveski. “Në Komitetin Qendror që u mbajt të dielën më...

Çfarë guxon të bëhet e çfarë jo gjatë fushatës?

Nëse partitë nuk pendohen dhe zgjedhjet nuk i shtynë sërish, më 12 dhjetor do të duhet që Parlamenti të shpërbëhet dhe të thirren zgjedhje, kurse më 21 nëntor të fillojë fushata zgjedhore. Sipas Kodit zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para zgjedhjeve, sikurse në rrethin e parë ashtu edhe të dytë ajo përfundon 24 orë para ditës së votimit. Fushata zgjat...

Han: Partitë po respektojnë marrëveshjen

Me marrëveshjen e partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor dhe me fillimin e numërimit të 100 ditëve deri në këtë datë, po respektohet marrëveshje, bëri të ditur euro- komisari për zgjerim, Johanes Han për "Radio Evropën e Lirë". Ai shton se me zgjedhjet nuk përfundon procesi reformues në Maqedoni. "Mendoj se tani kanë kuptuar se gjenden në pikë serioze...

Selmani: Nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive

Ne kërkuam reforma të vërteta në media ndërsa nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës na porositën farsë politike. Edhe njëherë përsëris se nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive” shkroi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në profilin e tij në Facebook. Ndryshe, organizatat e gazetarëve në takimin e djeshëm me krerët e LSDM-së opozitare kategorish kanë refuzuar...

Grupet e punës do t’i harmonizojnë ligjet për punë të brendshme, për Qeverinë dhe mediat

Katër partitë nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, sot do të takohen për t'i harmonizuar ndryshimet ligjore që më herët i dakorduan me aneksin e fundit të Marrëveshjes së Përzhinës. Grupet e punës pritet të harmonizojnë ligjin për qeveri, për media si dhe ligjin për punë të brendshme. Më pas pritet ndryshimet të votohen në Kuvend. Pritet që grupet e punës të...

Ligji për punë të brendshme do të tërhiqet, e arritura do të kontrollohet deri më 31 gusht

Qeveri kalimtare 100 para zgjedhjeve, suspendim të ndryshimeve të reja në Ligjin për MPB, takim të liderëve deri në fund të gushtit, pastrim të listës zgjedhore dhe reforma në media janë pjesë e marrëveshjes finale që partitë politike e arritën sot pas disa raundeve të bisedimeve. “Kam lajme të mira, partitë politike arritën marrëveshje një vit pas Marrëveshjes së Përzhinës....

Kompetencat e ministrit të brendshëm në shqyrtim në rezidencën e SHBA-së

Në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli filluan bisedimet e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Pritet partitë të merren vesh për formimin e qeverisë kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në takim marrin pjesë Nikolla Todorov VMRO DPMNE, Radmila Sheqerinska LSDM, Argan Grubi BDI dhe Imer Aliu PDSH. Ndërmjetës në bisedime janë ambasadori amerikan...

Marrëveshje nuk ka- partitë këtë fundjavë do të mendojnë rreth opsioneve të ofruara

Përfaqësuesit e partive politike edhe sot nuk arritën të merren vesh në rezidencën e BE-së në Përzhinë. Pas përfundimit të bisedimeve, ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se ka pasur progres të vogël dhe për këtë me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav do të lënë hapësirë partitë gjatë fundjavës të mendojnë lidhur me propozimet e ofruara. Ambasadori Bejli është optimist...