Kuvendi: Vazhdon seanca e re, nuk ka shpresë për epilog

-

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive të Kuvendit, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për emërime dhe zgjedhje si dhe emërimin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas njoftimeve partiake, nuk pritet të ketë ndryshime dhe do të ndodh skenari i deritashëm me replika dhe kundër- replika.

Pas festave të Pashkëve, nuk ka shumë shpresë se do të ketë epilog.

Nga VMRO DPMNE para seancës porositën se “populli ka lexuar dhe kundërshton LSD-në, doli në rrugë dhe më shumë se 50 ditë pa ndalë po dëshmon se interesat shtetërore dhe nacionale nuk janë në shitje”.

Ndërsa nga LSDM sërish deklaruan se “shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetë të zgjedhur nga më shumë se 700.000 qytetarë, së shpejti do të zgjedh kryetarin e Kuvendit e më pas edhe qeverinë e re, sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve”.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...