fbpx
Tag: Partitë

tag: partitë

VMRO DPMNE i ka dorëzuar propozimet finale për mediumet, LSDM i ka refuzuar në tërësi

VMRO DPMNE dje deri te nënshkruesit të Marrëveshjes së Përzhinos ka dorëzuar propozimet finale për reforma në mediume, mëson “Meta”. Gjithashtu, mësojmë se këto propozime janë tërësisht të papranueshme për LSDM-në. Takimi i grupit të punës që duhej të mbahet dje pasdite është anuluar për sot. Në të pritet të diskutohet edhe rreth metodologjisë për pastrimin e listës zgjedhore. Ligji për...

Anketa: VMRO- DPMNE në avantazh prej 6,4% para LSDM-së

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, VMRO-DPMNE, do t’i kishte marrë 29.9% të votave, LSDM 23.5%, BDI 10.1%, ndërkaq PDSH 4.3%, kështu tregon anketa telefonike e Agjencisë “Faktor Plus Adria” nga Beogradi, të cilën e ka bërë në periudhën prej 15-24 janar të vitit 2016, dhe që ka përfshirë 1.250 të anketuar, njofton Portalb. Sipas anketës, 28.5% nga të anketuarit,...

Takimi me Han po vazhdon, gazetarët 6 orë pritnin në shi, “pushtuan” garazhën dhe kishin ngrohje

Më shumë se gjashtë orë po zgjat takimi i liderëve të euro-komisarit Johanes Han dhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtarë me liderëve e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. Nga takimi, që po mbahet në rezidencën e BE-së në Përzhino, ende s'ka informacione. Për gazetarët, pas disa orëve pritje jashtë, para rezidencës dhe punë në kushte të këqaija, pa tualet dhe...

Han me agjendë optimiste: Të jetë i prerë për zgjedhjet, për Gruevskin, për mediumet…

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han është optimist se do të zgjidhet kriza në Maqedonia edhe atë “përfundimisht”. Ai në blogun e tij të 1 janarit shkroi: “Në bazë të përpjekjeve tona të mëdha, shpresoj se do t’ia dalim përfundimisht të tejkalohet kriza politike në ish republikën jugosllave të Maqedonisë”. Komisioni Evropian konfirmoi se euro- komisari këtë muaj do...

Kush do të zëvendësoj Gruevskin – Jolevski, Besimi apo Poposki?

Në opinion ka shumë pak spekulime për atë se kush është kandidati më serioz për të zëvendësuar kryeministrin Nikolla Gruevski edhe pse afatet për këtë ngushtohen. Në Marrëveshjen e Përzhinos parashihet që kryeministri të tërhiqet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen më 24 prill vitin e ardhshëm. Informacioni më i fundit i gazetares Mirka Velinovska është se...

Partitë kanë afat deri të hënën që të propozojnë zgjidhje për mediumet

Sot nuk do të ketë takime të grupeve të punës për mediumet. Me propozim të ndërmjetësit belg, Piter Vanhoute, partitë politik duhet të propozojnë zgjidhje të mundshme që do t’i prezantojnë të hënën. Takimi i djeshëm i përfaqësuesve të partive në Klubin e deputetëve ka zgjatur vetëm 1 orë. Të hënën pritet partitë t’i thonë mendimet e tyre në këtë...

Shilegov: Emërimi i anëtarëve nuk do të thotë se KSHZ është e gatshme për zgjedhje korrekte

Emërimi i anëtarëve të KSHZ-së nuk do të thotë se ky institucion është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në prill të vitit të ardhshëm, tha sot në konferencë shtypi deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas tij, KSHZ ka shumë obligime që dalin nga i njëjti ligj ndërsa për momentin nuk posedon as me teknikën e...

Afatet bëjnë presion: Gruevski si kryeministër edhe tre ditë

Mediumet dhe KSHZ-ja janë gjërat e fundit të marrëveshjes së Përzhinos të cilat duhen të kryhen para se kryeministri Nikolla Gruevski të japë dorëheqjen dhe VMRO-DPMNE të emërojë një kandidat të ri për këtë post. Në marrëveshjen e Przhinos pikërisht parashihet kryeministri të japë dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 24 prill të vitit...

Vazhdojnë bisedimet për mediat, në qendër RTVM-ja

Partitë politke sot në Klubin e Deputetëve në Shkup vazhdojnë bisedimet për mediat. Sipas paralajmërimeve, ata sot do të diskutojnë për reformat në RTVM. Siç mëson "Meta" gjatë ditës së djeshme ata kanë arritur përparim të çështjeve kontestuese. Sipas informacioneve tona, kanë diskutuar për Agjencinë e Mediave, por nuk kanë arritur marrëveshje. VMRO - DPMNE sot thirri shoqatat e gazetarëve të dorëzojnë...

Partitë s’mund të merren vesh as për ekspertët në KSHZ

Zvogëlohen mundësitë që nesër Kuvendi t’i votoj anëtarët e KSHZ-së, që u dakorduan partitë politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, mëson “Meta”. Sipas informacioneve tona, partitë s’mund të merren vesh për emrat e tre ekspertëve që do të jenë anëtarë të Komisionit. Ndryshe sipas marrëveshjes, sot duhet të ishin të njohur emrat e ekspertëve ndërsa nesër të jenë para seancës...

Bogov: Partitë mos t’i involvojnë bankat në betejat e tyre politike

Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov apelon partitë politike mos t’i involvojnë bankat për betejat e tyre politike. “Presionet politike ndaj bankave nuk janë të lejuara me ekonominë e tregut. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e bankave janë në pronësi të të huajve, presionet ndaj bankave mund të ketë pasoja fatale për ambientin e biznesit në Maqedoni...

Popovski: Rezultati do të dëshmoj kush ka qenë për demokraci

Në një moment të këtillë kur jemi cak i sulmeve, ne do të jemi korrekt dhe nuk do të japim të dhëna për atë se çfarë flitet në grupet e punës. Rezultati do të tregojë kush ka qenë në të drejtë, kush është pro demokracisë dhe kush jo” tha Robert Popovski, kryetar i grupit të punës të LSDM-së, për...

Deri tani negocionin, prej nesër fillon zbatimi praktik i Marrëveshjes së Përzhinos

Pas disa javëve bisedime, partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të premten në orët e hershme arritën marrëveshje për të gjitha pikat e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, që duhet të filloj të zbatohet që nesër. Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi së bashku me ekipet e tyre arritën marrëveshje për Kodin zgjedhor, kompetencat...

Filluan të afrohen afatet për zgjedhjet: Çfarë na pret deri në prill?

Krerët e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, pas takimit të mbrëmshëm, në mëngjesin e sotëm arritën marrëveshje për Qeverinë kalimtare dhe për ligjin e “bombave”: Më këtë filluan të harxhohen afatet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për me 24 prill të vitit 2016, njofton Portalb. Të hënën – 09.11.2015: Ministrat dhe zëvendës-ministrat e rinj të LSDM-së edhe...

Arrihet marrëveshje: Oliver Spasovski ministër i ri i Punëve të Brendshme

Liderët e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, pas bisedimeve të mbrëmshme, kanë arritur marrëveshje për ligjin për Qeverinë kalimtare dhe ligjin për “bombat”. Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme, ndërsa nënkryetarja Frosina Remenska do të jetë ministreshë...

Partitë sot do ta shpëtojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Përfaqësuesit e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, sot pritet të takohen dhe të diskutojnë për çështjet e pazgjidhura, mëson “Meta”. Sipas të dhënave tona, ata pritet të bisedojnë për propozim-ligjin për Qeverinë, që ndërmjetësi belg Piter van Hojte ua dorëzoi javën e kaluar. Të dhënat flasin se në të janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e partive politike....

Van Hojte partive ju ka dhënë ligj për kompetencat e ministrave

Ndërmjetësi në Marrëveshjen e Përzhinos ka dorëzuar propozim të ri ligjor për kompetencat e ministrave dhe zëvendës- ministrave në qeverinë e re të përbashkët. Propozimi është përmbledhje e bisedimeve të deritanishme të partive, ndërsa para se gjithash, ka të bëjë me kompetencat që duhet t’i ketë ministri i ri i brendshëm. Mësohet se për këtë propozim dje partitë kanë pasur...

Ambasadorët porositën: VMRO DPMNE të respektoj Marrëveshjen e Përzhinos, LSDM të mos publikoj “bomba”

Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së sot para Qeverisë lexuan deklaratë të përbashkët për krizën politike dhe Marrëveshjen e Përzhinos me të cilën ju bëjnë thirrje VMRO DPMNE-së që t’i respektoj obligimet që i kanë pranuar në Përzhino ndërsa nga LSDM të vazhdojnë t’i plotësojnë obligimet e tyre nga marrëveshja, përfshirë edhe mos- publikimin...

Liderët e partive kanë arritur marrëveshje për vazhfimin e bisedimeve

Bisedimet rreth realizimit të pikave të Marrëveshjes së Përzhinos do të vazhdojnë sot në nivel të grupeve punuese”, ky është epilogu i bisedimeve të mbrëmshme, që zgjatën dy orë e gjysmë në Klubin e Deputetëve në Shkup, në të cilën morrën pjesë, katër liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO-DPMNE-së – Nikolla Gruevski, LSDM-së – Zoran Zaev, BDI-së – Ali...

Van Hojte: Nëse nuk ka marrëveshje për KSHZ-në deri në nëntor, zgjedhjet në prill të pamundura

  Ndërmjetësi belg Piter van Hojte sot tha se nëse nuk ka marrëveshje për detajet e funksionimit të KSHZ-së deri në fillim të nëntorit, zgjedhjet në prill janë të pamundura. Ai tha se duhet të parashtrohet pyetja nëse partitë politike në përgjithësi duan të ketë marrëveshje politike ndërsa sipas tij bllokime ka nga gjithë anët. Si përparim më të madh Hojte...