Krerët e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, pas takimit të mbrëmshëm, në mëngjesin e sotëm arritën marrëveshje për Qeverinë kalimtare dhe për ligjin e “bombave”:

Më këtë filluan të harxhohen afatet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për me 24 prill të vitit 2016, njofton Portalb.

Të hënën – 09.11.2015:

  • Ministrat dhe zëvendës-ministrat e rinj të LSDM-së edhe zyrtarisht do të zgjidhen si anëtarë të Qeverisë.

1 Janar 2016:

  • Qeveria aktuale duhet ta paraqesë dorëheqjen e saj zyrtare deri të Kuvendi;
  • Nikolla Gruevski duhet të jep dorëheqje prej funksionit të kryeministrit.

15 janar 2016:

  • Qeveria e re do të duhet të inaugurohet 100 dit para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 24 prill.

Shkurt:

  • Duhet të lëshohet Parlamenti (60 ditë para zgjedhjeve)

Mars:

  • KSHZ patjetër duhet ta vë në dispozicion për inspektim publik Listën Zgjedhore, (15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve). Inspektimi publik zgjatë 20 ditë.
  • Më së vonëti 30 ditë para ditës së caktuar për zgjedhje, KSHZ duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore.

Deri në prill:

  • Më së paku 23 dit para ditës së zgjedhjeve, KSHZ patjetër duhet t’i publikojë në shtypin ditor listat e kandidatëve të deputetëve.
  • Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës kur fillojnë zgjedhjet dhe patjetër duhet të mbarojë 24 orë para ditës së zgjedhjeve.