Bruksel: Marrëveshja të zbatohet deri në fund

Komisioni Evropian, sot i ka thirrur partitë politike në Maqedoni që t’i ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm të cilët janë të patjetërsueshëm për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

“E kemi të qartë se partitë politike janë afër arritjes së marrëveshjes. I inkurajoj të gjitha partitë që t’i ndërmarrin të gjitha hapat e mëtutjeshme në lidhje me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Veçmas është e rëndësishme për raportin e ardhshëm për proges ë Maqedonisë”, ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e eurokomesarit për zgjerim dhe për politikë të mirë fqinjësore, Johanes Han.

Kocijançiq nuk e ka precizuar se kur do të publikohet raporti, por ka thënë që në të do të jetë edhe implementimi i marrëveshjes.

“Komisioni në raportin e ardhshëm do të informojë për implementimin e marrëveshjes politike dhe për të gjitha reformat që lidhen me BE-në, veçmas për reformat prioritare të cilat janë prezantuar në qershor. Raporti i progresit së shpejti do të publikohet”, tha Kocijançiq,