Ligjet për menaxhim me mbeturinat duhet të miratohen sa më shpejt që mundet

-

Për të shmangur kritikat e vitit të kaluar nga Komisioni Evropian (KE) në Raportin e progresit të vendit në vitin 2021, autoritetet shtetërore do të duhet të përshpejtojnë miratimin e ligjeve për menaxhim të mbeturinave. Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, i paralajmëroi rreth një muaji më parë, ndërsa Qeveria në seancën më 22 dhjetor 2020, i miratoi tekstet e grupit të ri të gjashtë ligjeve në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, njofton Meta.mk.

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, për “Meta.mk”, ka informuar se projektligjet e paraqitura në Qeveri janë aktualisht në fazën e plotësimit dhe përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm mbështetës nga shërbimet, e pas kësaj ato do të dorëzohen në Parlamentin e RMV-së, sa më shpejt që mundet.

“Të gjithë këta projektligje janë me flamurin e BE-së, por ato do të hyjnë në procedurë të rregullt sepse janë zgjidhje ligjore plotësisht të reja që duhet të merren në konsideratë në detaje nga organet e punës, komisionet parlamentare dhe deputetët. Pritshmëritë tona janë që ky grup ligjesh të miratohet deri në fund të Marsit, por natyrisht që kryesisht do të varet nga puna e Kuvendit”, thonë nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor .

Kjo ministri beson se me të gjithë projektligjet bëhet transponimi (transferimi) i rregulloreve të BE-së në legjislacionin tonë, për të kapërcyer kështu vërejtjet e Komisionit Evropian nga Raporti i fundit i progresit për vendin tonë në vitin 2020. Pikërisht në pjesën për menaxhim të mbeturinave, në tetor të vitit kaluar morëm kritika nga KE, që ligjet për menaxhim me mbeturinat nuk janë miratuar ende.

Është një grup prej gjashtë ligjesh: për menaxhim të mbeturinave; ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit në menaxhimin e rrjedhave speciale të mbeturinave; Ligji për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike; projektligji për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbeturinave në sistemin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve; mbi projektligjin për paketimin dhe menaxhimin e mbeturinave të paketimit; si dhe projektligji për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe me mbeturina të baterive dhe akumulatorëve.

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor thotë se ligjet do të hyjnë në fuqi sapo të miratohen, por disa nga dispozitat ligjore parashikojnë një periudhë tranzicioni në mënyrë që sistemi të përshtatet për zbatimin e tyre.

Me grupin e ri të ligjeve për menaxhimin e mbeturinave forcohen detyrimet për prodhuesit dhe administruesit kolektivë, si dhe komunat për të siguruar selektimin e nevojshëm të mbeturinave. Ata do fillojë aplikimi i një hierarkie për menaxhim të mbeturinave, përcaktim të statusit të lëndëve të para dytësore dhe do të shfuqizojnë statusin e mbeturinave për produktet që mund të ripërdoren, riciklohen dhe përpunohen në mënyrë që ato të mos përfundojnë në deponi.

Zgjidhjet e propozuara ligjore mundësojnë futjen e përgjegjësisë financiare për prodhuesit e paketimit, baterive dhe akumulatorëve, mbeturinave elektrike dhe elektronike, si dhe rrjedhave krejtësisht të reja të mbeturinave me automjete të përdorura, mbeturina të vajrave, mbeturina të gomave dhe tekstilit. Është paraparë ndalim për përdorim të qeseve plastike, dizajnimit ekologjik të ambalazheve dhe mundësive për futjen e garancisë dhe stimulim të paketimeve që kthehen.

Në të njëjtën kohë, me zgjidhjet e reja ligjore propozohet që përgjegjësia për të gjithë ciklin financiar të mbeturinave nga rrjedhat speciale nga prodhimi në riciklimin të bien mbi prodhuesin, ndërsa qytetarët do të jenë përgjegjës për selektimin e mbeturinave kurse komunat dhe aktorët kolektivë do të kenë detyrime të qarta për të mundësuar të gjithë qytetarët të bëjnë selektimin e mbeturinave.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...