fbpx

Partitë sot do ta shpëtojnë Marrëveshjen e Përzhinos

-

Përfaqësuesit e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, sot pritet të takohen dhe të diskutojnë për çështjet e pazgjidhura, mëson “Meta”. Sipas të dhënave tona, ata pritet të bisedojnë për propozim-ligjin për Qeverinë, që ndërmjetësi belg Piter van Hojte ua dorëzoi javën e kaluar.

Të dhënat flasin se në të janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e partive politike. Ndërsa qëndrimet e dy partive edhe më tej janë të pandryshuara por janë në pritje të modelit të ri të van Hojtes, ndoshta e ka sjellë pas konsultimeve që i ka pasur në Bruksel.

Ndryshe, dy partitë më të mëdha politike ngelin në qëndrimet e tyre sa i përket ministrave dhe zëvendës- ministrave. LSDM insiston që ministrat që duhet të jenë nga radhët e tyre të kenë kompetencat sikurse edhe ministrat tjerë ndërsa VMRO DPMNE mendon se ministrat duhet të kenë vetëm rol teknik. Në lidhje me zëvendës- ministrat, partia në pushtet angazhohet që ata të mund të vendosin veto ndaj çdo vendimi të ministrit ndërsa partia opozitare është për kufizim të vetos për çështjet lidhur me zgjedhjet.

Pritet partitë të arrijnë marrëveshje për emërimin e shtatë ndihmësve të prokurores speciale, Katica Janeva. Ata duhet të gjejnë mënyrë si t’i zgjidhin çështjet pas deklaratave të Këshillit të prokurove se kjo s’mund të ndodh menjëherë dhe tani.

Ndërmjetësi belg do të insistoj që partitë t’i zgjidhin çështjet kontestuese deri në fund të javës, kur edhe skadon afati për mbylljen e raportit për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

Në të kundërtën, Maqedonisë i kërcënohet humbje e rekomandimit apo marrje të rekomandimit të kushtëzuar deri në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos.

Deri më tani partitë janë marrë vesh për ligjet zgjedhore ndërsa pa zgjidhur janë çështjet lidhur me rregullimin e mediumeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.