fbpx

Arrihet marrëveshje: Oliver Spasovski ministër i ri i Punëve të Brendshme

-

Liderët e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, pas bisedimeve të mbrëmshme, kanë arritur marrëveshje për ligjin për Qeverinë kalimtare dhe ligjin për “bombat”.

Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme, ndërsa nënkryetarja Frosina Remenska do të jetë ministreshë e Punës dhe Politikës Sociale. Përveç tyre në postin e zëvendëministrit të financave është zgjedhur Kire Naumov, ndërsa në ate të bujqësisë, Lupço Nikollovski, VMRO-DPMNE në këto ministri do të ketë zëvendësministra. Nikolla Gruevski sipas marrëveshjes do të qëndrojë në pozitën e kryeministrit deri 100 ditë para zgjedhjeve, ndërkaq sipas marrëveshjes, gjatë asaj periudhe do të vendoset kryeministër i ri i cili do të propozohet nga VMRO-DPMNE.

Ligji për Qeverinë kalimtare parasheh që zëvendësministrat të kenë të drejtën e vetos vetëm në çështjet në lidhje me zgjedhjet dhe mund ta shfrytëzojnë atë menjëherë pasi ta marrin detyrën. Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të jetë e ngarkuar për zgjidhjen e problemit lidhur me interpretimit e ndryshëm të çështjes lidhur me zgjedhjet.

Ligji për “bombat”, prapë, parasheh dënime për mediumet të cilat do t’i publikojnë materialet në të cilën rrezikohet privatësia e njerëzve, por jo edhe të atyre që bëhet fjalë për funksionarët shtetëror dhe që janë në interes publik. Prap, partitë për këtë ligj do të kërkojnë mendim nga Komisioni i Venecias.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.