fbpx

Van Hojte: Nëse nuk ka marrëveshje për KSHZ-në deri në nëntor, zgjedhjet në prill të pamundura

-

 

Ndërmjetësi belg Piter van Hojte sot tha se nëse nuk ka marrëveshje për detajet e funksionimit të KSHZ-së deri në fillim të nëntorit, zgjedhjet në prill janë të pamundura. Ai tha se duhet të parashtrohet pyetja nëse partitë politike në përgjithësi duan të ketë marrëveshje politike ndërsa sipas tij bllokime ka nga gjithë anët.

Si përparim më të madh Hojte theksoi faktin se politikanët kanë filluat të bisedojnë mes vete. Ai bëri krahasim me punën e tij në Maqedoni para disa viteve kur punonte në Komisionin anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe shton se atëherë politikanët nuk kanë folur mes vete. Ndërmjetësi thotë se problem është se deputetët në Kuvend nuk shtjellojnë çështje të mëdha dhe nuk kërkojnë llogaridhënie dhe përgjigje nga përfaqësuesit e Qeverisë. Sipas tij, Kuvendi dhe institucionet në Maqedoni janë jo- funksionale.

Siç informon van Hojte problemi kryesore pse është bllokuar përparimi i bisedimeve është ligji i “bombave”. Ai thotë se kur bëhet fjalë për lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediumeve, nuk bisedohet. Gjithashtu, përmend se problem paraqet kompetenca e ministrave të rinj. Njëra prej partive ka kërkuar ata të kenë vetëm kompetenca teknike. Problem për përparim paraqet edhe Komisioni anketues, që duhej të formohet në fillim të shtatorit. VMRO DPMNE nuk dëshiron që në komision të flet për përmbajtje, por vetëm për marrjen e bisedave të përgjuara.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.