fbpx

Takimi me Han po vazhdon, gazetarët 6 orë pritnin në shi, “pushtuan” garazhën dhe kishin ngrohje

-

Më shumë se gjashtë orë po zgjat takimi i liderëve të euro-komisarit Johanes Han dhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtarë me liderëve e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga takimi, që po mbahet në rezidencën e BE-së në Përzhino, ende s’ka informacione.

Për gazetarët, pas disa orëve pritje jashtë, para rezidencës dhe punë në kushte të këqaija, pa tualet dhe në shi, të mbuluar vetëm me ombrellë, punonjësit në rezidencë hapën garazhën që të munden përfaqësuesit e “fuqisë së shtatë” të hynë dhe të ngrohen.

Gazetarët në garazh i vizitoi edhe euro-ambasadori Aivo Orav.

Fqinjët në rezidencë gjatë ditës i shërbyen gazetarët me verë të zier ndërsa punonjësit sollën edhe dy ngrohje me gaz, por ato nuk funksionin.

Edhe më tej nuk ka informacione se deri kur do të zgjas takimi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.