Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së sot para Qeverisë lexuan deklaratë të përbashkët për krizën politike dhe Marrëveshjen e Përzhinos me të cilën ju bëjnë thirrje VMRO DPMNE-së që t’i respektoj obligimet që i kanë pranuar në Përzhino ndërsa nga LSDM të vazhdojnë t’i plotësojnë obligimet e tyre nga marrëveshja, përfshirë edhe mos- publikimin e materialeve të përgjuara.

Në deklaratë thuhet:

“Vonë të premten u takuam me kryeministrin Gruevski dhe ia treguam shqetësimin tonë sepse nuk janë respektuar afatet e parapara në Marrëveshjen e Përzhinos prej 15 qershorit për ndërrimin e ministrave. I bëjmë thirrje VMRO DPMNE-së që ta respektojnë obligimin për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos në mënyrë konstruktive dhe urgjente me vullnet të mirë. Besojmë se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos është dalja më e mirë nga kjo krizë politike I bëjmë thirrje kryeministrit Gruevski të inkurajoj ekipin e tij që të finalizojnë marrëveshjen që të mund të krijohen kushte dhe të mbahen zgjedhje kredibile të pranuara edhe nga qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtarë si dhe llogaridhënie për parregullsitë eventuale. Presim që prokurorit special që u emëruar në mënyrë unanime t’i ofrohen resurset e nevojshme që të mund të filloj me punë. I bëjmë thirrje LSDM të vazhdojnë t’i plotësojnë obligimet e tyre nga marrëveshja, përfshirë edhe mos- publikimin e materialeve të përgjuara. Marrëveshja e Përzhinos kërkon partitë politike në vend të parë t’i vendosin interesat e shtetit dhe të vërtetojnë përkushtimin e tyre drejt integrimeve euro- atlantike sipas parimeve demokratike. Të gjitha partitë politike duhet të veprojnë me vullnet të mirë dhe ta ripërtërijnë përkushtimin e tyre lidhur me këtë marrëveshje, të sillen sipas masave për të cilat u pajtuan me urgjencë absolute, që në këtë situatë është e nevojshme. Mos- suksesi që të arrihet kjo do të ndikoj në vlerësimin e KE. Qeveritë e në veçanti liderët e tyre kanë përgjegjësi në kohë krize. Nëse e tërë kjo përmbushet dhe ka tregues për aktivitete të ndërmarra, nga ana e saj, komuniteti ndërkombëtarë është e gatshme të mbështes përpjekjen e tyre”.