Gjykata e apelit shpall veten si jo- kompetente për materialet e përgjuara

Gjykata e apelit Shkup shpalli veten për jo- kompetente pas ankesave të Prokurorisë për shfrytëzimin e materialeve të përgjuara dhe i ktheu shkresat e lëndës në gjykatën e shkallës së parë.

Në shkresën me të cilën ankesat kthehen në procedurë kompetente të kësaj gjykate thuhet:

“Sipas Nenit 93 nga Ligji i procedurës penale (LPP), që ka të bëjë me ndarjen e dëshmisë, parashihet se kur ndaj ndonjë dëshmie s’mund të bazohet ndonjë vendim i caktuar gjyqësor, gjykatësi me procedurë paraprake, sipas detyrës zyrtare apo me propozim të palëve, sjell vendim për ndarjen e shkresave më së voni deri në përfundim të procedurës hetimore. Pas ngritjes së aktakuzës, vendim për ndarjen e dëshmive sjell Këshilli për vlerësimin e aktakuzës. Kundër këtij vendimi lejohet ankesa për të cilën vendos gjykata më e lartë”.

Prej atje thonë se në përputhje me dispozitat nga paragrafi 5 i nenit 25 nga Ligji për procedurë penale, për ankesat kundër vendimeve të gjykatësit me procedurë të mëhershme vendos këshilli prej tre gjykatësve.