Gjykatësit kushtetues votuan “baras” për kryqin në Butel

Gjykatësit kushtetues edhe sot nuk morën vendim për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për vendosjen e kryqit 55-metërsh në Komunën e Butelit.

Siç informojnë nga gjykata për “Meta”, në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm tetë gjykatës, që kanë votuar në mënyrë të barabartë, gjegjësisht katër kanë qenë për ta refuzuar, ndërsa katër për pranimin e iniciativës.

Nisma sërish do të shqyrtohet në ndonjë seancë të ardhshme të gjykatës kushtetuese, me siguri në atë të radhës.

Kjo është hera e tretë që të merret vendim për këtë nismë, që në gjykatë në mars të këtij viti e ka parashtruar kryetari i Strugës Zijadin Sela, sipas të cilit, vendimi për vendosjen e kryqit në Komunën e Manastirit nuk ka qenë në përputhje me Parimin e Badenterit.

Vendosja e kryqit, i cili është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), shkaktoi tensione pasi që anëtarë të BDI-së dhe mbështetës të tyre vendosën kamp dhe protestuan kundër ndërtimit, në çka me kundërprotesta u përgjigj KBM-ja, kryetari i së cilës Todor Petrov u sulmua edhe fizikisht në ditën pas solemnitetit për vendosjen e gurëthemelit.