fbpx
Tag: Kryq

tag: kryq

Gjykatësit kushtetues votuan “baras” për kryqin në Butel

Gjykatësit kushtetues edhe sot nuk morën vendim për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për vendosjen e kryqit 55-metërsh në Komunën e Butelit. Siç informojnë nga gjykata për “Meta”, në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm tetë gjykatës, që kanë votuar në mënyrë të barabartë, gjegjësisht katër kanë qenë për ta refuzuar, ndërsa katër për pranimin...

Bojçevski: Ngel plani për vendosjen e kryqit në Butel

Qindra qytetarë edhe sot protestuan para MPB-së duke kërkuar ministri Oliver Spasovski të vendos sigurim në vendin ku duhet të vendoset kryqi i lartë 55 metra. Protestat i prijnë përfaqësues nga komuna e Butelit, në krye me kryetarin Petre Llatinovski, njofton “Radio Evropa e Lirë”. Kryetari i Këshillit të komunës Butel, Bojçevski tha se edhe më tej ngel plani për vendosjen...

Te themelit i kryqit në Butel është qetë, hiqen tendat

Sot në lagjen Butel të Shkupit, në vendin ku ditë me radhë kamp bënin qytetarë që dolën kundër vendosjes së kryqit të gjatë 55 metra, është qetë dhe pamje e zakonshme për një pasditë. Ka vetëm lëvizje të madhe të makinave të cilët shkojnë në varrezat e Butelit për shkak të festës fetare. Në fakt, kjo ishte edhe arsyeja e krerëve...

Tensionet në Butel pushojnë, policia nuk lejon kontakte të afërta

Gjendja në Butel është relativisht e qetë pas tensioneve para pak orëve kur një grup maqedonë tentuan të marrin vendin ku duhet të ndërtohet kryqi i lartë. Një grup i vogël i maqedonëve ende është në vendin e ngjarjes, por policia i mban ata në distancë prej 1 kilometri ku gjendet kampi kundër kryqit. Policia është pajisur me topa uji dhe...

Maqedonasit dalin në kundër- protestë në mbrojtje të kryqit në Butel

Një grup i madh, kryesisht të rinj maqedonas para disa orëve kanë dalë në kundër- protestë 500 metra nga vendi ku dje vendosën kampet simptatizuesit e BDI-së me kërkesë që të shfuqizohet vendimi pë vendosjen e kryqit gjigant prej 55 metrave në Butel. Për momentin ka prezencë të shtuar policore, e cila nuk i lejon grupit që të afrohet deri...

Muzikë, flamuj, çaj dhe parulla në “kamp” te themeli i kryqit në Butel

Me muzikë shqipe, afër zjarrit rreth pesëdhjetë të rinj shqiptarë vazhdojnë protestën në vendin ku më herët u vendos gur- themeli i kryqit në Butel. Palmat e djegura dhe themelet e prishura të kryqit dëshmojnë për incidentet e mbrëmshme. Në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë kampet ku janë vendosur dy tenda të vogla dhe një tendë më...

Përfundoi protesta kundër ndërtimit të kryqit në Butel

Protesta kundër vendosjes së kryqit në komunën Butel, përfundoi pa incidente, me vendosjen e tendave në lokacionin ku para disa ditëve ishte gur- themeli. Së bashku me qytetarët, protestoi edhe partia e BDI-së. Izet Mexhiti kryetari i Çairit tha se edhe pse protestën e organizon partia e tij, kjo shpreh revoltin e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni për shkak të...

BFI: Me vendosjen e kryqit nxiten tensionet ndëretnike

Bashkësia Fetare Islame në vend sot doli me reagim lidhur me vendosjen e gur- themelit të kryqit në komunën e Butelit. Ndërtimin e simbolit fetar, BFI e vlerëson si provokim ndaj besimtarëve musliman. Prej atje vlerësojnë se nisma nxit tensione ndëretnike, kështu që iu bën thirrje autoriteteve, por edhe përfaqësuesve të huaj, që të intervenojnë që të hiqet vendimi i...

Rrihet Todor Petrov pas vendosjes së gur- themelit të kryqit në Butel

Kryetari Kongresit Maqedonas, Todor Petrov, është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në zyrën e tij pas ceremonisë së shenjtërimit të kryqit në lagjen Butel të Shkupit. Burimet nga spitalet informojnë se për momentin Petrov gjendet në një prej klinikave të Shkupit, ku i sanohet lëndimet e marra nga incidenti Sipas mediave, Petrov është rrahur pas përfundimit të ngjarjes ku...

Besimtarët ortodoks hidheshin të kapin kryqin e shuguruar në ujërat e bekuar

Sot në të gjithë Maqedoninë besimtarët ortodoks kremtojnë festën e Theofanisë ose Ujët e Bekuar. Pas mbajtjes së liturgjive në tempujt kishtar, besimtarët u nisën në vendet ku kryqi i shenjtë hidhej në ujë, të cilat më herët u shuguruan nga përfaqësuesit kishtarë.  Besimtarët pas shugurimit mbushin nga uji  i bekuar, për të cilin besohet se është shërues. Në ngjarjen...