Vazhdojnë bisedimet për mediat, në qendër RTVM-ja

Partitë politke sot në Klubin e Deputetëve në Shkup vazhdojnë bisedimet për mediat. Sipas paralajmërimeve, ata sot do të diskutojnë për reformat në RTVM.

Siç mëson “Meta” gjatë ditës së djeshme ata kanë arritur përparim të çështjeve kontestuese.

Sipas informacioneve tona, kanë diskutuar për Agjencinë e Mediave, por nuk kanë arritur marrëveshje.

VMRO – DPMNE sot thirri shoqatat e gazetarëve të dorëzojnë  propozimet të cilat ata do t’i propozonin në grupet e punës. Nga partia thonë se nuk do të pranojnë asnjë ligj që do të thotë censurim i media dhe dënime të larta për redaksitë.

Ndërkaq nga LSDM çdo ligj i cili nënkupton depolitizim dhe departizim i institucioneve kompetente për mediat është i mirëseardhur.

Më herët, ndërmjetësuesi belg Piter Vanhaute deri më sot ka dhënë afatin të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese për media.

Megjithatë, sipas informacioneve tona do të vazhdojnë të dielën, kur përfundimisht do të duhet të gjendet ndonjë zgjidhje  për të gjitha partitë politike.