fbpx

Popovski: Rezultati do të dëshmoj kush ka qenë për demokraci

-

Në një moment të këtillë kur jemi cak i sulmeve, ne do të jemi korrekt dhe nuk do të japim të dhëna për atë se çfarë flitet në grupet e punës. Rezultati do të tregojë kush ka qenë në të drejtë, kush është pro demokracisë dhe kush jo” tha Robert Popovski, kryetar i grupit të punës të LSDM-së, për bisedimet rreth mediave pas akuzave të bëra së fundmi në lidhje me zhvillimet në grupin e bisedimeve.

Disa media këtë fundjavë përsëri publikuan dokument sipas të cilit LSDM kërkon që kjo parti të propozojë tre anëtarë të Këshillit të Agjencisë së mediave. Sipas mediave, LSDM kërkon kryetar të Agjencisë së mediave ta zgjedhë Parlamenti me propozimin e opozitës.

Pas këtyre informacioneve, katër televizione me mbulim kombëtar “Alfa”, “Kanal 5”, “Sitel” dhe “Alsat M”, nëpërmjet një njoftimi të përbashkët kanë protestuar ndaj idesë së LSDM-së e cila, sipas tyre, çon drejt censurës totale të mediave.

Nga LSDM thonë se Nikolla Gruevski dhe postierët e tij mediatik janë në panik nga humbja e pushtetit dhe nga procesi për rregullimin e gjendjeve në sferën e mediumeve.

Sot duhet të vazhdojnë bisedimet në grupet e punës në lidhje me mediat kurse vazhdon të refuzohet kërkesa e shoqatave dhe sindikatës së gazetarëve të Maqedonisë për tu përfshirë në bisedime.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.