fbpx

Kasami dhe Sela do t’i japin nënshkrime Zaevit për mandat, Ahmeti taktizon dhe pret materiale

-

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han mbaroi takimet me liderët e partive politike që kanë mandate në Kuvend, Besën, Aleancën për shqiptarët, PDSH-në dhe BDI-në, ku është takuar për qëndrimet e partive rreth formimit të Qeverisë së re.

Nënkryetari i lëvizjes Besa, Afrim Gashi pas takimit deklaroi se ata janë të gatshëm t’i japin nënshkrimet e pesë deputetëve që të mund lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ta merr nga presidenti Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë.

“Por, nëse vjen deri tek formimi i Qeverisë, Besa do të diskutojë në mënyrë shtesë dhe do të vendos nëse do të jetë pjesë e qeverisë apo jo” tha Gashi.

Me qëndrim të ngjashëm, pas takimit me Han, doli edhe lideri i koalicionit Aleanca për shqiptarët, Zijadin Sela, i cili tha se gjithashtu është i gatshëm t’ia jep nënshkrimet Zaevit që të mund të formoj Qeverinë.

Lideri i PDSH-së në dorëheqje, Menduh Thaçi pas takimin me Han deklaroi se ai dhe partia e tij ngelin në opozitë dhe tha se “BDI dhe VMRO DPMNE kanë marrëveshje” dhe se “vetëm blejnë kohë dhe na torturojnë”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me komisarin Han tha se presin materiale me shkrim nga LSDM që të thirrin takim të Kryesisë qendrore dhe të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

“Në mënyrë konstante bisedoj me liderët e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së ndërsa vendimin final do ta merr kryesia qendrore pasi LSDM do të dorëzoj material me shkrim nëse i pranon kërkesat e Platformës. Pa pasur materiale me shkrim, nuk do të ketë nënshkrime nga BDI. Fillimisht duhet të shihet se çfarë do të dorëzojnë” tha Ahmeti duke shtuar se është normale të bisedoj me Nikola Gruevski sepse kanë qenë partnerë koalicioni dhjetë vite.

Euro- komisari duhet të takohet edhe me liderët e dy partive më të mëdha maqedonase në vend, VMRO DPMNE dhe LSDM, Nikola Gruevski dhe Zoran Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.