fbpx

Ivanov nuk ia dorëzoi mandatin Zaevit pasi gjoja me këtë shkatërron sovranitetin

-

“Nuk do t’ia jap mandatin personit apo partisë e cila ka platformë për shkatërrimin e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Maqedonisë. Me vlerat themelore të shtetit askush s’mund të bëj pazarllëk”, tha presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e sotëm para opinionit.

“Duke negociuar për platformën post- zgjedhore të një shteti të huaj, cenohet bashkimi dhe sovraniteti i shtetit. Kjo do të lë pasoja shumë të këqija për të ardhmen e shtetit”, deklaroi Ivanov.

Ai më tej shton se “ka pritur parti të caktuara politike të tregojnë shtetformësi dhe pjekuri pas zgjedhjeve” e në vend të kësaj ata “kanë folur për platformë të huaj post- zgjedhore, në vend që menjëherë të refuzojnë limitimin me karakterin unitar, identitetin dhe interesat shtetërore”.

“Për shkak të platformës, po futemi në krizë edhe më të madhe, po vihen në pikëpyetje vlerat themelore, interesat shtetërore të Maqedonisë dhe qytetarëve”, deklaroi Ivanov.

Ai më tej tha se komuniteti ndërkombëtarë nuk e ka dënuar platformën e partive shqiptare, që sipas tij, është përzierje në çështjet e brendshme dhe ridefinimin e bashkimit.

“Nuk kishte dënim, vetëm heshtje me zë. Pasi u përmbajtën nga të dënuarit e Platformës që cenon sovranitetin dhe bashkimin e shtetit, duhet të përmbahen edhe nga imponimi i zgjidhjes që është kundër interesave të shtetit dhe me të cilën rrezikohet populli maqedonas”, deklaroi Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.