fbpx

Çfarë guxon të bëhet e çfarë jo gjatë fushatës?

-

Nëse partitë nuk pendohen dhe zgjedhjet nuk i shtynë sërish, më 12 dhjetor do të duhet që Parlamenti të shpërbëhet dhe të thirren zgjedhje, kurse më 21 nëntor të fillojë fushata zgjedhore.

Sipas Kodit zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para zgjedhjeve, sikurse në rrethin e parë ashtu edhe të dytë ajo përfundon 24 orë para ditës së votimit.

Fushata zgjat vetëm tri javë që të zvogëlohen harxhimet dhe të krijohen mundësi të barabarta për kandidatët e pavarur. Nga këto arsye, në vitin 2006 për zgjedhjet lokale fushata u shkurtua nga 30 në 20 ditë.

Përderisa nuk fillon fushata ( 21 nëntor), Qeveria punon si zakonisht.

Sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit, nga dita e miratimit të vendimit për  shpalljen  deri në përfundimin e zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Qeverisë, pushteti ekzekutiv nuk guxon me mjete buxhetore të filloi ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve, ujësjellësit, largpërçuesit, kanalizimin, as shkolla dhe çerdhe.

Fillimi i fushatës do të thotë se fillojnë rregulla të reja, si për sjelljen e funksionarëve publik ashtu edhe për mediumet.  

Që atëherë funksionaret publik janë vetëm “teknik”, kurse nëse janë kandidat për deputetë, duhet të kenë shansin që 20 ditët e ardhshme  votuesit t’i bindin sërish të votojnë për ta. Edhe pse në Maqedoni moti kohë nuk dihet kufiri mes funksionit publik dhe atij partiak, megjithatë në Kodin Zgjedhor janë paraparë rregulla të kodit të sjelljes gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Çfarë nuk guxon të bëhet:

  • Redaktorë, gazetarë, udhëheqësit e programeve dhe prezantuesit, nuk guxojnë të marrin pjesë në aktivitetet  parazgjedhore të partive politike. ( Nëse duan të përfshihen në fushatën e ndonjërës parti, ata duhet të ngrijnë angazhimin e tyre deri në fund të zgjedhjeve);
  • Anketimet e mendimit publik për rezultatet zgjedhore publikohen më së voni pesë ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. ( Gjatë publikimit të rezultateve, mediat janë të obliguar të shënojnë të dhëna për emrin e porositësit që ka kërkuar dhe e ka paguar sondazhin, institucionin që e ka kryer, metodologjinë e shfrytëzuar, madhësinë dhe strukturën e anketës dhe periudhën se kur është kryer anketa).
  • Rezultatet prej inspektimit të mendimit publik të kryera në ditën e zgjedhjeve, nuk guxojnë të publikohen përpara orës 19, gjegjësisht përpara se të mbyllen kutitë në pikat zgjedhore;
  • Tubimet parazgjedhore nuk guxojnë që të mbahen në, objekte ushtarake, fetare, spitale, shtëpi të personave të moshuar, shkolla, çerdhe të fëmijëve dhe institucioneve të tjera publike;
  • Për nevojat e fushatës zgjedhore, nuk është e lejuar që të shfrytëzohen hapësirat, pajisjet dhe pronësi tjetër e cila është e siguruar për punën e organeve shtetërore dhe të organeve të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar, megjithatë, ashtu si edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, politikanët e shkelin Kodin Zgjedhor. Thuajse vazhdimisht ka konventa partiake, tribuna dhe takim me qytetarët. Edhe pse Kodi Zgjedhor parasheh që fushata të fillojë 20 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë karvanët zgjedhore kanë nisur më herët në luftën për vota. Kjo praktikë te ne nuk është e re. Sipas ligjit, KSHZ, mund të fillojë procedurë për shkelje të ligjit kundër partive që nuk e respektojnë Kodin Zgjedhor, por pasi që të marrin vendim me të cilën konstatohet kandidatura e tyre.

Deri më 21 nëntor, dita e fillimit të fushatës zgjedhore duhet të respektohen edhe afate tjera.

  • 17 tetor – Radiodifuzuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (internet – portalet) janë të obliguar që t’i caktojnë çmimoret e tyre për reklamim të paguar politik të atyre që marrin pjesë në procesin zgjedhor;
  • 27 tetor – KSHZ patjetër duhet ta vendosë në inspektim publik Listën Zgjedhore. Inspektimi do të zgjasë 20 ditë, deri më 16 nëntor;
  • 11 nëntor – KSHZ duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore;
  • 18 nëntor – KSHZ patjetër duhet t’i publikojë në shtypin ditor listat me kandidatë për deputetë. 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.