fbpx

Caktohen mitingjet: VMRO DPMNE fillon nga Ohri, LSDM-ja nga Prilepi ndërsa BDI nga Likova

-

VMRO DPMNE dhe VMRO për Maqedoninë tradicionalisht nga Ohri, LSDM nga Prilepi, BDI nga Likova ndërsa FRODEM nga hoteli “Kontinental” në Shkup do ta fillojnë fushatën sivjet. Këto janë vendet ku koalicionet partiake dhe partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, do ta fillojnë fushatën e tyre, që fillon të hënën më 21 nëntor.

Në tabelë tregohet kush, ku dhe kur do të filloj fushatën në periudhën e ardhshme: 

 vendi data fushata çfarë do të bëhet
 VMRO DPMNE  Ohër  21.11.2016  intensive  mitingje, spote, takime
 LSDM Prilep  21.11.2016 e kombinuar  takime, sporte, mitingje
 VMRO për Maqedoni Ohër  22.11.2016 e kombinuar  tribuna, spote, bilborde
FRODEM Shkup  21.11.2016 e kombinuar takime me qytetarë, tribuna
BDI Likovë  22.11.2016 karavan takime me qytetarë

 

Që të mos përputhen në qytetin e njëjtë, VMRO për Maqedoni fillimin e fushatë e caktoi për të martën më 22 nëntor, pasi të hënën më 21 nëntor në Ohër miting do të ketë VMRO DPMNE.

Nga partia në pushtet paralajmëruan fushatë intensive dhe të pasur, që do të përfshijë më shumë segmente.

“Do të mbajmë edhe mitingje edhe takime me qytetarët. Fushatën do ta zhvillojmë nëpër mediumet e shtypura dhe ato elektronike dhe përmes spoteve” deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Nga LSDM thonë se fushata do të jetë standarde, gjatë ditës takime me qytetarët ndërsa gjatë natës mitingje.

“Do të kemi mitingje standarde dhe takime me qytetarët, që do të jenë intensive ku duam të arrijmë deri tek të gjithë” thonë nga kjo parti.

Nga BDI thonë se promovimi i kandidatëve do të jetë të dielën më 20 nëntor, me konventën që do të mbahet prej orës 17 në qendrën e sporti “Boris Trajkovski”.

“Fushatën do ta fillojmë më 22 nëntor, sigurisht prej në Likovë. Do të jetë kombinim i mitingjeve edhe atë në hapësira të mbyllura ndërsa do të kemi edhe karvan që do t’i vizitoj njerëzit nëpër vendbanimet e tyre” njoftoi Artan Grubi nga BDI.

Den Donçev, shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit VMRO për Maqedoni, thotë se fushata do të jetë me tribuna në hapësira të mbyllura.

“Ende po i definojmë aktivitetet. Do të ketë spote dhe bilborde si dhe takime me qytetarët”.

Në mënyrën e njëjtë do të veproj edhe FRODEM. Lideri i këtij Koalicioni, Jove Kekenovski thotë se në qytetet më të mëdha do të kenë tubime.

“Do të kemi takime me qytetarët, njeri në njeri, ku do t’i vizitojmë shtëpitë e tyre dhe do t’u themi se nuk ka më frikë sepse pushteti do të bie” thotë Kekenovski.

Asnjë parti nuk deshi të tregoj nëse fushatën ua përgatit ndonjë agjenci e specializuar për marrëdhënie me opinionin apo se këtë e bëjnë me resurse personale.

Tradicionalisht për LSDM-së spotet i bën “Kino Oko” dhe regjisorët Robert Naskov dhe Aleksandar Popovski ndërsa VMRO DPMNE-së vitet e kaluar fushatat të shpeshtën ua përgatit agjencia “Market Vision” ndërsa spotet “Tomato”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.