Qeveri kalimtare 100 para zgjedhjeve, suspendim të ndryshimeve të reja në Ligjin për MPB, takim të liderëve deri në fund të gushtit, pastrim të listës zgjedhore dhe reforma në media janë pjesë e marrëveshjes finale që partitë politike e arritën sot pas disa raundeve të bisedimeve.
“Kam lajme të mira, partitë politike arritën marrëveshje një vit pas Marrëveshjes së Përzhinës. Shpresoj që kjo marrëveshje të përcaktoj rrugë për zgjedhje kredibile ku do të marrin pjesë të gjithë dhe do të pranohen nga të gjitha partitë. Marrëveshja parasheh pastrimin e listës zgjedhore, masa për informim më të baraspeshuar dhe qeveri kalimtare 100 ditë para zgjedhjeve. Liderët e partive politike do të takohen deri më 31 gusht që të vlerësojnë gjendjen dhe të miratojnë marrëveshje finale për datën e zgjedhjeve. Partitë ranë dakord që t’i zbatojnë prioritetet urgjente reformuese për vazhdimin e integrimeve euro- atlantike të Maqedonisë” tha ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.