fbpx
Tag: избори

tag: избори

RMV, përpunimi i gjurmëve të gishtit gjatë zgjedhjeve, jo pa lejen e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Krahas asaj që liderët e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së pajtohen rreth blerjes së aparateve për gjurmë gishti për zgjedhjet e ardhshme lokale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe ekspertët reaguan më me rezervë lidhur me parakushtet që duhet të plotësohen para se përgjithësisht të inkorporohet përpunimi i gjurmëve të gishtit në zgjedhje, shkruan Meta.mk. Nga KSHZ dje, në deklaratë për disa media, dolën...

Partitë t’i marrin parasysh nevojat e të rinjve, theksojnë organizatat rinore

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, reaksion dhe një serë rekomandime ka dërgua Rrjeti për parandalim të emigrimit intelektual, ku bëjnë pjesë shtatë organizata rinore ndër të cilat: Liderë për edukim, aktivizëm dhe zhvillim, MlladiInfo Internacionall, Të rinjtë munden, Lidhja rinore-Krushevë, Shoqata për disleksi Ajnshtajn, Qendra për aktivizëm rinor KRIK dhe Qendra për zhvillim multidisiplinar- Proces, raporton Meta. Organizatat rinore nga partitë...

Si e varrosi Janeva besimin në institucionet e Maqedonisë së Veriut

Prokurorja speciale publike Katica Janeva, nga një heroinë, figurën e të cilës e mbanin edhe të rinj edhe pleq në bluzat e tyre verore në hovin e rrënimit të pushtetit të Gruevskit, përfundoi si dështim famëkeq në paraburgim për shpërdorim të detyrës zyrtare. Personi që duhej të ishte (e për një kohë edhe ishte) fytyra e luftës kundër pushtetit të...

Tajmlajn: Si u ndërrua pushteti në Maqedoni?

Tre vitet e krizës për qytetarët e Maqedonisë ishin të vështira, të rënda dhe me stres. Kriza nuk ishte vetëm politike, ajo kaloi edhe në krizë ekonomike, sociale, morale dhe etike. Kishte sërë protestash dhe kundër- protestash, gjykime dhe kundër- gjykime, hetime dhe kundër- hetime. U firmos Marrëveshja e Përzhinës e më pas edhe Përzhino 2. Kishte zgjedhje, por...

Njëra palë për qeveri të shpejtë, tjetra për zgjedhje të shpejta: Vazhdon maratona në Parlament

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive në Kuvend, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe  emërime si dhe për emërimin e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës. Gjatë fundjavës, partitë këmbyen akuza dhe kundër- akuza për temën e ngricave dhe dëmet në bujqësi, ndërtimin e Qendrës së re...

Dimitriev: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për dalje nga kriza

Kryeministri teknik Emil Dimitriev, gjatë vizitës së sotme në Delçevë, përsëriti qëndrimin partiak të VMRO DPMNE-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me lokalet, është rrugëdalja e vetme nga kriza politike. “Konsideroj se temat e këtilla s’janë privilegj i elitave politike, sado që ata të konsiderohen si të aftë që të menaxhohen këto procese. Për tema të këtilla, faktori i...

Bujar Osmani: Kryhet presion që të hiqet dorë nga parimi “fituesi me fituesin”

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhë shqipe, thotë se në Maqedoni po kryhet presioni për mosrespektimin e parimit sipas të cilit “fituesi i komunitetit shqiptarë zgjedh partnerin- fitues nga komuniteti maqedonas”. Në intervistë Osmani akuzon mediat se po bëjnë presion për mosrespektimin e këtij parimit. “Mendoj se ajo që është dominante në skenë është...

Gruevski dhe Ahmeti kanë biseduar për zgjedhjet dhe gjendjen politike

Sot kryetarët e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe BDI-së, Ali Ahmeti kanë pasur takim në të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe gjendjen aktuale politike,  njofton VMRO DPMNE përmes kumtesës. “Është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, korrekte dhe...

Ivanov kërkoj qeveria e re ta ruaj karakterin unitar të shtetit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka mbajtur sot fjalimin e tij vjetor para gazetarëvem, ku bëri thirrje që të ndërpritet retorika e ndasive në patriotë dhe tradhtarë dhe kërkoi pajtim dhe përgjegjësi. Në këtë fjalim, Ivanov ka theksuar se asnjëherë nuk do të pajtohet që Republika e Maqedonisë të jetë shtet federal. Ai u bëri thirrjeve politikanëve që mos të mendojnë në mënyrë post- zgjedhore...

VMRO DPMNE: Ne jemi fitues dhe do të formojmë qeveri

Për VMRO DPMNE-në zgjedhjet kanë marrë fund më 11 dhjetor, ne jemi fitues dhe do të formojmë qeverinë, njoftoi partia sonte në kumtesën e shkurtë pas mbarimit të rivotimit në komunën e Tearcës në vendvotimin 2011. “Sot edhe ne edhe mbarë opinioni mësuam, se edhe krahas përpjekjeve, banorët e Tearcës kanë penguar përpjekjen për inxhinering post- zgjedhor. Ju urojmë për...

Plomp: Jam i shqetësuar për atmosferën e përgjithshme të gjuhës së urrejtjes

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp në emisionin “360 gradë” njoftoi se të gjitha vendet ambasadorët e të cilave u publikuan me nekrologë në rrjetin social “Imgur”, u kanë bërë thirrje ambasadorëve maqedonas në shtetet e tyre dhe u kanë kërkuar sqarim për skandalin diplomatik. “Unë personalisht nuk ishte edhe aq i tronditur nga këto fotografi. Por, ministria ime...

Nesër rivotim në Tearcë, fletëvotimi nuk ndryshon

Në vendvotimin numër 2011 shkolla fillore "Kiril Pejçinoviq" komuna e Tearcës do të ketë rivotim pasi Gjykata administrative vendosi të anuloj votimin në këtë vendvotim. KSHZ para tre ditëve njëzëri solli vendim për rivotim pasi simulacioni i bërë nga IT sektori ka treguar se rivotimi mund të ndikoj në rezultatin zgjedhor gjegjësisht në numrin e mandateve të fituara në NJZ...

Milloshoski: Zaevi po e vazhdon krizën dhe tenton me dhunë të merr pushtetin

Thuajse dy javë pas zgjedhjeve kur të gjithë qytetarët i dinë më rezultatet zgjedhore, Zoran Zaev edhe më tej tenton të manipuloj, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski në konferencën e sotme. “Jo që Zaevi nuk e din se kush fitoi e kush humbi në zgjedhje, ai shumë mirë din, por supozojmë se dikush prej lartë,...

Gruevski: Jam i fokusuar në formimin e Qeverisë së re, nuk janë dëgjuar apo takuar me Zaevin

Me Zaevin as nuk jam takuar e as dëgjuar, edhe pse pritja që të ma urojë fitoren. Por, u tregua se nuk ka forcë për këtë. Në të kaluarën, normalisht, kohë pas kohe kur ka pasur nevojë jemi takuar apo dëgjuar përmes telefonit, përfshirë edhe ditën e shtunë para zgjedhjeve kur Oliver Spasovski fillimisht e kërkoi Nikolla Todorovin, pas...

Gjorçev: Zaev dhe tjerët rreth tij luajnë me durimin e popullit

“Zaev dhe tjerët rreth tij duhet të dinë se po luajnë me durimin e një personit durimtar, po luajnë me revoltën e një personit durimtar. Ky popull tregoi durim, por nëse dikush tenton ta vjedh vullnetin, do të revoltohet” tha bartësi i listës së VMRO DPMNE-së në NJZ 6, Vlatko Gjorçev. “I mposhturi Zoran Zaev dëshiron t’ua vjedh fitoren dhe...

Afrohet rekordi, qytetarët kanë dëgjuar apelet për dalje masovike

Deri më ora 17 në votim kanë dalë 60,38% nga votuesit në nivel të shtetit, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. “Në NJZ 1 kanë dalë 66,38% e votuesve, NJZ 2 kanë dalë 59,89% e votuesve, NJZ 3 kanë dalë 64,90 %, NJZ 4, 67,15 %, në NJZ 5 58,46 %, ndërsa në NJZ 6 46,82 % – deklaroi Çiçakovski. Sipas...

 “Most”: Në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet, është vërejtur fotografim i fletëvotimeve

Asociacioni civil “Most” informon se në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet ku kanë vendosur vëzhguesit e tyre, përveç në Kumanovë dhe Veles. “Vendvotimi 1036 në Kumanovë është hapur me vonesë prej 15 minutave. Vendvotimi 2210 në Veles është hapur me vonesë prej 30 minutave për shkak të mungesës së rrymës elektrike” thuhet në njoftimin e “Most”. Prej atje njoftojnë se...

Vanhojte për zgjedhjet: Partia ju jep grimca ndërsa ik me tortën

Përzgjedhja e politikanëve të sinqertë që nuk kanë qenë të lidhur me korrupsion është hapi i parë në ndërtimin e demokracisë suaj- porositi eksperti belg dhe ish ndërmjetësi në grupet e punës për zbatimin e Marrëveshjes së Pëzhinës, Piter Vanhojte. Ai thotë se megjithatë zgjedhjet nuk janë qëllimi final, por se fillimi i ndryshimeve të n nevojshme. Ai paralajmëroi se...

Partitë nuk kanë dorëzuar shpenzimet për shërbime komunale, komunikacionit dhe transportit

Një pjesë e madhe e partive nuk kanë dorëzuar shpenzimet për shërbime komunale, komunikacionit dhe transportit, tregon raporti i “Transparencë Maqedoni”, që kryen vëzhgimin e shpenzimeve të partive politike nga buxheti. “Tetë parti politike nuk kanë treguar shpenzimet për shërbime komunale dhe ngrohje dhe aq parti (Koalicioni i VMRO DPMNE-së, BDI-së, koalicioni VMRO për Maqedoni, koalicioni Aleanca për Shqiptarët, PPD,...

Partitë fshehin prej ku i financojnë fushatat, që kushtojnë rreth 1 milionë euro

Presidenti amerikan Donald Tramp në fushatën zgjedhore ka shpenzuar 600 milionë dollarë ndërsa kundër- kandidatja e tij, Hilari Klinton më shumë se 1 miliardë euro. Ndërsa në Maqedoni për fushatat zgjedhore të kandidatëve të partive më të mëdha politike për zgjedhjet presidenciale në vitin 2014-të janë shpenzuar rreth 1 milionë euro. Për fushatën zgjedhore e Gjorgje Ivanovit, VMRO DPMNE ka...