fbpx

Gruevski: Jam i fokusuar në formimin e Qeverisë së re, nuk janë dëgjuar apo takuar me Zaevin

-

Me Zaevin as nuk jam takuar e as dëgjuar, edhe pse pritja që të ma urojë fitoren. Por, u tregua se nuk ka forcë për këtë. Në të kaluarën, normalisht, kohë pas kohe kur ka pasur nevojë jemi takuar apo dëgjuar përmes telefonit, përfshirë edhe ditën e shtunë para zgjedhjeve kur Oliver Spasovski fillimisht e kërkoi Nikolla Todorovin, pas çka edhe ne u dëgjuam që të këmbejmë të dhëna në drejtim të evitimit të parregullsive- deklaroi lideri i VMRO DPMNE-së në profilin e tij në Facebook, pas deklaratës së Zaevit sot në Manastir se me Gruevskin nuk kanë nxjerrë armë njëri ndaj tjetrit, por se ulen dhe bisedojnë për të ardhmen e Maqedonisë.

Sipas Gruevskit, Zaev bën përpjekje maksimale që ta vazhdoj krizën politike në Maqedoni.

“Sipas përzgjedhjet së qytetarëve të Maqedonisë dhe konfirmimit ndërkombëtar për atë se zgjedhjet kanë kaluar sipas kërkesave dhe kanë qenë demokratike, unë në këtë periudhë jam i fokusuar në formimin e qeverisë së re me qëllim të realizimit të programit për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë” shkroi Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.