fbpx

KSHZ deri më tani ka hedhur poshtë dy ankesa të LSDM-së për parregullsi gjatë votimit

-

KSHZ hodhi poshtë ankesat e LSDM-së në vendvotimet 2010 dhe 2025 që janë në njësinë e gjashtë zgjedhore në komunën e Tearcës.

Ankesat kanë të bëjnë me procesverbalet e ndërruara si dhe mospërputhjen e shifrave të votuesve me shpërndarjen e votave.

Anëtari i KSHZ-së nga LSDM, Igor Milev tha se procesverbalin në vendvotimin 2025 nuk është valid.

“Kërkoj t’i numërojnë fletëvotimet në këtë vendvotim gjegjësisht ta vendosim në shqyrtim materialin zgjedhor. Në këtë vendvotim si dhe në vendvotimin 2010 bëhet fjalë për procesverbale me vulë dhe nënshkrim nga kryetari i këshillit zgjedhor. Nevojitet të konstatohet shqyrtimi në materialin zgjedhor sepse do të lë njollë në procesin zgjedhor” theksoi Milev.

Përderisa vazhdon seanca, para godinës së KSHZ janë tubuar disa qytetarët të cilët brohoritin “Maqedoni”, “Hajdut”, dëgjohen fërshëllima ndërsa ka edhe polici.

LSDM pranë KSHZ-së dorëzoi tetë ankesa për rrjedhën e votimit dhe për procedurën e shqyrtimit dhe grumbullimit të votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.