fbpx

Nesër rivotim në Tearcë, fletëvotimi nuk ndryshon

-

Në vendvotimin numër 2011 shkolla fillore “Kiril Pejçinoviq” komuna e Tearcës do të ketë rivotim pasi Gjykata administrative vendosi të anuloj votimin në këtë vendvotim.

KSHZ para tre ditëve njëzëri solli vendim për rivotim pasi simulacioni i bërë nga IT sektori ka treguar se rivotimi mund të ndikoj në rezultatin zgjedhor gjegjësisht në numrin e mandateve të fituara në NJZ 6.

KSHZ njoftoi se çdo gjë është gati për votim dhe se të gjithë që janë të akredituar për vëzhgim do të kenë të drejtë të ndjekin votimin.

Nga Komisioni shtojnë se pa marrë parasysh paralajmërimeve që vinin nga disaparti se nuk do të marrin pjesë në rivotim, fletëvotimi në Tearcë do të jetë i njëjtë me atë para 2 javëve me 11 lista kandidatësh.

Këshilli i Gjykatës administrative e pranoi si të bazuar padinë e LSDM  për këtë vendvotim pasi KSHZ hodhi poshtë ankesën e tyre.

Shkak për anulimin evotimit ka qenë ajo se është vërtetuar se nga grumbulli i fletëvotimeve ka munguar një fletë, që më pas, me një pjesë të grumbullit, është gjetur në kutinë e votimit.

Në vendvotimin 2011 në Tearce në Listën zgjedhore figurojnë gjithsej 714 votues ndërsa në votimin e 11 dhjetorit dolën 404 zgjedhës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.