Sot kryetarët e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe BDI-së, Ali Ahmeti kanë pasur takim në të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe gjendjen aktuale politike, njofton VMRO DPMNE përmes kumtesës.
“Është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, korrekte dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike. Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës pas-zgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim.” thuhet në kumtesën e partisë.