fbpx

Gjorçev: Zaev dhe tjerët rreth tij luajnë me durimin e popullit

-

“Zaev dhe tjerët rreth tij duhet të dinë se po luajnë me durimin e një personit durimtar, po luajnë me revoltën e një personit durimtar. Ky popull tregoi durim, por nëse dikush tenton ta vjedh vullnetin, do të revoltohet” tha bartësi i listës së VMRO DPMNE-së në NJZ 6, Vlatko Gjorçev.

“I mposhturi Zoran Zaev dëshiron t’ua vjedh fitoren dhe dëshiron t’i shumëzoj votat tuaja me zero. I mposhturi, i mposhturi bindës Zaevi, dëshiron të bëhet fitues. Populli vendosi, populli votoi, Maqedonia votoi. Nuk do ta lejojmë t’ia vjedh fitoren qytetarëve të Maqedonisë. Kemi fitore të pastër si kristali, fitore në mandate, fitore në komuna, fitore të pastër në gjashtë njësi. Fitore në vota të cilat janë verifikuar nga KSHZ” tha Gjorçev.

Ai shtoi se Zaev nuk vendos kush do ta formoj qeverinë, por se për këtë vendosin qytetarët përmes vullnetit të shprehur.

“Zaev doli para një orë e gjysmë dhe u kërcënua. Vazhdon të kërcënohet, le të mbaj llogari se po u kërcënohet 453.000 qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët janë populli, populli votoi dhe populli nuk ka ndërmend të lejoj Zaev me një grup njerëzish ta vjedh vullnetin e shprehur demokratik të qytetarëve të vendit” shtoi Gjorçev.

Sipas tij, Zaev duhet të mos e vazhdoj krizën dhe porositi se zgjedhjet kanë qenë të pastra si loti. Ai kërkoi që opozita t’ia uroj fitoren VMRO DPMNE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.