fbpx

 “Most”: Në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet, është vërejtur fotografim i fletëvotimeve

-

Asociacioni civil “Most” informon se në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet ku kanë vendosur vëzhguesit e tyre, përveç në Kumanovë dhe Veles.

“Vendvotimi 1036 në Kumanovë është hapur me vonesë prej 15 minutave. Vendvotimi 2210 në Veles është hapur me vonesë prej 30 minutave për shkak të mungesës së rrymës elektrike” thuhet në njoftimin e “Most”.

Prej atje njoftojnë se deri më tani është vërejtur fotografim i fletëvotimit me telefon celula .

“Në vendvotimin 1580/1 në komunën Radovish, një votues ka fotografuar fletëvotimin me celular. Këshilli zgjedhor nuk ka vërejtur dhe nuk ka reaguar. Në vendvotimin 2556 në komunën Gjorçe Petrov, një votues e ka fotografuar fletëvotimin dhe është thirrur policia” thonë nga “Most”.

Gjatë ditës, për qytetarët që duan t’i paraqesin parregullsitë eventuale ose të japin informatë lidhur me procesin zgjedhor, është hapur linjë falas telefoni 080 080 080,  ndërsa të njëjtën mund ta bëjnë edhe përmes faqes së internetit neregularnosti.most.org.mk.

“Most” ndjek zgjedhjet me më shumë se 3000 vëzhgues.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.