Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhë shqipe, thotë se në Maqedoni po kryhet presioni për mosrespektimin e parimit sipas të cilit “fituesi i komunitetit shqiptarë zgjedh partnerin- fitues nga komuniteti maqedonas”.

Në intervistë Osmani akuzon mediat se po bëjnë presion për mosrespektimin e këtij parimit.

“Mendoj se ajo që është dominante në skenë është respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara. Maqedonia në të kaluarën ka ekzistuar si e tillë vetëm duke i respektuar marrëveshjet ndërkombëtare. Një nga ato është marrëveshja e Majit nga viti 2007, në të cilën thuhet se fituesi te bashkësia shqiptare e zgjedh partnerin – fitues te bashkësia maqedonase. Respektimi këtij principi është shumë i rëndësishmë – që të ruhet rëndësia që e ka bashkësia shqiptare dhe që të ruhet logjika që e kanë zgjedhjet te vetë shqiptarët”