Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë kërkon përjashtim nga sanksionet për viktimat e dhunës në familje

-

Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje ka paraqitur një kërkesë te Qeveria me të cilën kërkojnë që të mos ketë përjashtime nga sanksionet për gratë viktima dhe fëmijët e tyre të cilat largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë nga dhuna, transmeton Meta.

“Viktimat që janë në rrezik të lartë nga dhuna, të mund ta raportojnë dhunën në institucion kompetent ose të kërkojnë ndihmë në një institucion shëndetësor, si dhe fëmijët e tyre, anëtarët më të moshuar të familjes, të cilët duhet të dalin me ta për t’u mbrojtur nga dhuna, dhe në të njëjtën kohë, nuk duhet të sanksionohen për shkelje të orës policore dhe nëse ato takohen nga ndonjë oficer policie, atyre duhet t’u sigurohet mbrojtja e duhur dhe të dërgohen në një institucion kompetent ”, thonë nga Rrjeti kombëtar.

Ata gjithashtu kërkojnë që gjatë afatit kohor të lëvizjes së qytetarëve në rast dhune në shtëpi, pas raportimit, autorët e dhunës në familje të hiqen prej saj dhe të largohen nga shtëpia dhe të ndërmerren sanksione përkatëse ndaj tij (arrestimi, ngritje të masave të përkohshme të mbrojtjes, etj.) për të mbrojtur viktimën nga dhuna e ardhshme në shtëpinë e tyre.

Rrjeti kombëtar shpjegon se presioni i lartë i ndjerë nga qytetarët mund të ndikojë në shtimin intensiv të stresit tek qytetarët, frustrimeve, frikës dhe shqetësimet e forta për të ardhmen, të cilat janë shkaktarë për sjellje agresive, shpërthime nervozizmi, rritje të nevojës për kontroll dhe shprehje të forcës, zgjidhje e dhunshme e konflikteve dhe përdorim i të zmadhuar të dhunës.

Shoqatat civile janë më të zëshmet për këtë problem. “Meta.mk” edhe më parë ka shkruar se izolimi do të rrisë më tej rrezikun e dhunës në familje të bazuar në gjini.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...