fbpx

Protugjer: “Edhe atë, edhe gruan e tij edhe fëmijët, të gjithë do t’i gjejnë në hendek”

-

Në disa nga telefonatat e regjistrimeve tëe fundit që sot i publikoi liderit opozitarë, Zoran Zaev, gjendet regjistrimi në të cilin dëgjohet biseda mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit për vendvotimin që e ka humbur VMRO DPMNE-ja me 500 votues. Flasin se a do të ketë nevojë për raund të dytë. Gruevski thotë se ka dëgjuar se në komunën Qendër do t’i “rrahin” me mbi 1000 vota.

-T’u thuash tanëve që të nxjerrin sa më shumë fletëvotime të pavlefshme- thotë Gruevski në regjistrim.

Në bisedën e fundit, Jankulloska i thotë Janakieskit se do të merren vesh me BDI-në për vendvotimet në Kumanovë.

Ndërsa Janakieski me Mishevën në një regjistrim tjetër që e publikoi lideri i LSDM-së sot, flasim për një telefon të LSDM-që që ajo insiston që të lihet jashtë përdorimit.

Në një audio regjistrim tjetër dëgjohet se si Jankullosa me Kiril Bozhinovskin flasin për atë se si të reagojnë në lidhje me raportin e OSBE-së për zgjedhjet. Jankulloska shpjegon se si kanë funksionarë shtabet tek ajo.

Në një regjistrim tjetër Janakieski dhe Trajkovski flasin për pensionet dhe risitë e bëra.

Mes audio regjistrimeve të fundit që u publikuan sot, Janakieski dhe Jankulloska flasin për autobusë që janë dërguar në kontroll teknik dhe ministrja e brendshme pranon se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe nga BDI.

Në tjetër regjistrim dëgjohet se si Nikolla Todorov dhe Jankulloska flasin për atë se si të flitet pas zgjedhjeve. Merren vesh të flasin se nuk ka pasur incidente.

Në regjistrimin e parafundit të këtij blloku, Jankulloska Slleve Goshevit i thotë se romët “do t’i tërheq për veshë” që të dalin në zgjedhje në raundin e dytë në Strumicë.

Në regjistrimin e fundit të publikuar në konferencën e sotme të shtypit, Protugjer dhe Janakieski flasin për FFM-në dhe për atë se nuk lëshohen bileta për ndeshjen që mos të grumbullohen njerëz. Protugjer kërcënohet se “edhe ai edhe gruaja edhe fëmijët e tij, të gjithë në hendek do t’i gjejnë, nënën komuniste do t’ua….”nëse nuk lëshojnë pe.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.