fbpx

Si është kryer presioni ndaj arsimtarëve

-

Në katër bisedat e ardhshme që u prezantuan sot në konferencën e shtypit në selinë e LSDM-së opozitare, sipas Zaev, zbardhet presioni ndaj administratës gjatë zgjedhjeve.

Në një prej bisedave që u publikua, dëgjohet se si Janakieski kërkon mbështetje në Mogillë dhe Novac. Ai insiston bashkëfolësi i tij t’i mposht të punësuarit në kompani ku drejtori ka qenë nga LSDM.

Në audio regjistrimin e radhës në këtë bllok regjistrimet, Janakieski bashkëfolëses i tregon se çfarë porosie t’u shkruaj mësuesve që të votojnë në raundin e dytë, faktikisht, jep udhëzim që secila prej tyre të sjell në votim të paktën edhe një person tjetër që votën do t’ia jep VMRO DPMNE-së.

Ndërsa bashkëfolësi nga biseda e radhës, Janakieskit i thotë se si njerëzit që i kanë punësuar kanë shpërndarë fotografi të Zhernovskit. Janakieski i thotë se do t’i kontrollojë si kanë votuar dhe do t’i largojnë nga puna.

Në një regjistrim tjetër që e publikoi Zaev në konferencën e sotme para mediumeve, dëgjohet si Irena Misheva nga Këshillit i Qytetit të Shkupit konfirmon se kanë lëshuar listë në më shumë institucione.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.