fbpx

Zaev: BDI ka funksionuar si VMRO DPMNE – për fuqi, pushtet dhe para

-

Në konferencën e sotme të shtypit, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi materiale të reja të përgjuara, këtë herë lidhur me rolin e BDI-së.

“Tërë këtë që e ka bërë Nikolla Gruevski, s’ka mundur ta bëjë pa BDI-në. Funksionarët e BDI janë frikuar nga përgjimi dhe kanë qenë shumë të vëmendshëm, por megjithatë, sot do të dëshmojmë se qëllimi primar për ta nuk kanë qenë qytetarët, por fuqia”, deklaroi Zaev.

Në bisedën e parë të publikuar, Bekir Hasani dhe Ali Ahmeti flasin për blerjen e një truallit. Ahmeti thotë “të nxirren 1000 euro për m/katror”.

Në bisedën e dytë flasin Ahmeti dhe Gruevski. Kryeministri i thotë se ka probleme dhe përkujton marrëveshjen që mos të ketë ndërtesa pa leje. Pastaj i tregon se në Çair janë ndërtuar dy ndërtesa pa leje që duhet rrënuar, por ka pasur rezistencën nga “njerëzit e tij”. Nga BDI janë paraqitur tek ministri i transportit dhe kanë reaguar që mos t’i bije rejtingu BDI-së. Gruevski i thotë Ahmetit se ka frikë mos të ketë incidente. Ahmeti i thotë se ka biseduar edhe me Musa Xhaferin, i cili ka kërkuar mos të veprohet (mos të rrënohet) para Vitit të Ri. Ahmeti thotë se nuk do të humbin asgjë politikisht, por se do të fitojnë. Ahmeti në insistimin e Gruevskit thotë se është kundër ndërtimeve pa leje.

Gordana Jankulloska flet me një bashkëbisedues dhe i thotë se “indianët” nga Çairi kanë një objekt që duhet të prishet. Ajo thotë se ata janë “fis” dhe se nëse ju prishet objekti, mund të shkaktojnë probleme. Jankulloska thotë që mos të rrënohet objekti dhe se kjo duhet bërë pas Vitit të Ri.

Zaev tha se edhe sot e kësaj dite objekti në fjalë nuk është rrënuar. Kryetari i LSDM-së tregoi dokument nga transkripti i bisedës mes Ahmetit dhe Asanit. Ata flasin për 100 mijë euro që duhet t’i jepen ndonjërit nga Çairi ndërsa ai ka qenë i lidhur me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov.

Në një audio regjistrim tjetër që sot publikoi lideri opozitar, Grubi flet me Ali Ahmetin për dokumentacionin e një kompanie turke e cila duhet të vijë në zonën ekonomike në Tetovë. Ahmeti thotë se nuk është e rëndësishme cila kompani është, por se vetëm të realizohet. Grubi i thotë se patjetër duhet investuar në zonën e Tetovës sepse gazetari Muhamed Zeqiri nga Alsat ju ka thënë se zona ka qenë e dështuar. Ahmeti dhe Grubi flasin për atë nëse kompania është norvegjeze apo turke. Ahmeti thotë se nuk ka rëndësi, por se duhet të realizohet puna.

Në bisedën e radhës Grubi i thotë se kompania nga Norvegjia ka dështuar në garën e tenderit dhe se turqit kanë fituar. I thotë se kompania e Norvegjisë nuk ka pasur dokumente të plota.

Zaev njoftoi se edhe pse ka pasur mungesë të dokumenteve, pikërisht kompania norvegjeze ka filluar të ndërtoj në zonën e Tetovës.

Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti flasin për atë se si funksionon qeveria. Flasin për ndonjë ministër i cili, siç thonë, është shumë i ngarkuar. Ahmti i thotë se nuk dëshiron t’i nënçmojnë. Flasin për resorët dhe a janë të kënaqur prej tyre. Ahmeti thotë se duhet të realizohet programi dhe nëse kjo bëhet, do të jetë mirë. Flasin se kanë marrë ministria të dobëta. Ahmeti thotë se janë mashtruar që e kanë dikasterin e mbrojtjes. Flasin se e kanë dëshiruar ministrinë e drejtësisë, por kur e kanë marrë, kanë filluar të thonë se nuk bën. Ahmeti thotë se “Breza dëshiron vend të mirë”. Flasin për vendet e drejtorëve dhe sistemimin e tyre.

Tahir Hani flet me Ali Ahmetin për Mile Janakieskin. Hani thotë se Janakieski nuk mban llogari për përfaqësimin adekuat. Ai i thotë se në dispozicion i kanë vetëm 15 milion denarë nga buxheti. Gjithashtu, i thotë se projekti Tetovë- Prizren është nxjerrë nga programi. Hani i thotë se ky projekt për rrugën është refuzuar për vetëm 3 milion euro.

Xhevat Ademi me Ali Ahmetin flasin për angazhimin e prorektorëve dhe profesorëve në universitetin e Tetovës. Ademi i thotë se në mënyrë joligjore janë kurdisur profesor ndërsa kanë larguar gruan e një funksionari të tyre. I thotë se ata duan ta pastrojnë USHT-në nga BDI.

Artan Grubi me Ali Ahmetin flasin për Bujar Osmanin sepse i janë kërcënuar në komunën e Çairit për shkak të ambicieve për zgjedhjeve lokale. Xhaferi flet me Besimin për udhëtimin në Amerikë ku është takuar me Boris Tadiq.

Xhaferi dhe Ahmeti flasin për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko. Xhaferi thotë se Merko është “majmun” pse nuk e ka thirr këshillin.

Zaev tha se do të publikoj edhe materiale tjera për BDI-në derisa mos të krijohet qeveri e cila do t’i përgatit zgjedhjet korrekte dhe demokratike. Për protestën e “Besës” thotë se e mbështet siç e mbështet çdo protestë tjetër kundër pushtetit.

Zaev tha se bisedimet që zhvillohen mes liderëve duhet të zhvillohet sipas parimeve.

“Të ketë zgjedhje ku të gjithë do të urojmë. Për këtë duhet të punohet sipas parimeve. Patjetër duhet të kthehen vlerat demokratike në institucione, që të ketë vullnet të lirë për zgjedhje. Duhet të flitet për njësi zgjedhore…gjithë këtë që e argumentojmë lidhet me data. Nëse kjo saktësohet dhe ka garanci për këtë, mund të arrihet marrëveshje. Tani është momenti t’i bëjmë hapat për të mirën e RM-së”, deklaroi Zaev.

Ai tha se ka dhënë afat prej 10 ditëve që të arrihet zgjidhje ndërsa më vonë do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat demokratik që të zgjidhet situata.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.