Nga hapja e vendvotimeve deri më ora 13 nuk ka pasur incidente më të mëdha, por se janë regjistruar disa më të vogla ku është reaguar në mënyrë përkatëse, deklaroi në konferencë shtypi, ndihmës- ministri për marrëdhënie me opinionin në MPB, Jordan Lamanovski.

Ai njoftoi se në disa vendvotime ka pasur raste të fotografimit të fletëvotimeve me celular, agjitacion dhe sugjerim për të votuar dikë nga qytetarët.

Lamanovski shtoi se një person nga Komiteti i Helsinkit ka denoncuar se para vendit të votimit në rrugë “Bote Bocevski” kanë qëndruar disa persona që kanë ofruar nga 1000 denarë nga komuniteti rom që të votojnë për parti të caktuar politike.

“Në f. Draçevë, një furbon me ngjyrë të bardhë ka transportuar votues ndërsa ka të dhëna se ofrohen nga 1000 denarë për të votuar parti të caktuar politike” shtojnë nga MPB.