fbpx

Të premten konferenca përfundimtare e projektit “NEAP”

-

Konferenca përfundimtare e projektit “Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive” do të mbahet të premten në hotelin “Arka” në Shkup prej orës 9 e 30 minuta.

Projektin e organizon Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me Qendrën Мqedonase për Аrsim Evropian (QMAE) ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian, përmes programit “Mbështetje për përforcim, qëndrueshmëri dhe zhvillim të shoqërisë aktive civile”.

“Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga “Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive”. Projekti qartë tregon se është e rëndësishme të krijohen vegla të cilat do të jenë lehtë të kapshme, të thjeshta për përdorim dhe do t’ju mundësojnë në mënyrë efikase OJQ-ve, por edhe qytetarëve në përgjithësi, “online” ose “offline” të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Por, gjithashtu projekti tregoi se për pjesëmarrje aktive efikase më e rëndësishme është që të ketë vullnet të vërtetë politik dhe përkushtim nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore që t’i përfshijnë qytetarët në këto procese”, tha Bardhyl Jashari, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”.

Projekti “Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive” është i dizajnuar për t’i përforcuar përpjekjet ekzistuese të organizatave civile, duke ua ndërtuar kapacitetet dhe shkathtësitë për shfrytëzimin e teknologjive të reja për rrjetëzim dhe përfaqësim. Përmes disa veglave dhe trajnimeve, organizatat civile lokale do të kenë bashkëpunim më të mirë mes vete, me grupet e tyre të cakut dhe me qytetarët e niveleve më të përfshira si dhe vertikalisht me Qeverinë.

“Roli kryesor i organizatës tonë, bashkë-aplikuesi i këtij aksioni, kishte të bëjë me përpunimin e materialeve për përforcimin e kapaciteteve të organizatave civile dhe realizimin e trajnimeve. Nga njëra anë, kemi zhvilluare modulet për trajnimet e realizuara “Instrument për ndihmë para-aderuese –IPA II” dhe “Metodologjia e përbashkët e vlerësimit pjesëmarrës, bashkëpunim për përfaqësim dhe ndërtim të koalicioneve”, por kemi prodhuar edhe përmbajtje për e-mësim (mësim elektronik). Përmes projektit NEAP është zhvilluar platforma për e- mësim që krijon resurse për të ndihmuar pjesëmarrjen civile në lidhje me IPA II. Përmbajtjet që i krijoi QMAE kanë të bëjnë me termet elementare rreth IPA II, mënyra e funksionimit, strategjia “Evropa 2020”, programet e bashkimit, por edhe të disa resurseve tjera për euro- integrimet nga perspektiva e pjesëmarrjes civile “thotë Aleksandar Kolekeski nga “Qendra Maqedonase për Arsim Evropian”.

Projekti do të identifikoj gjashtë grupe të organizatave civile, që punojnë në çështje të ndryshme të rëndësishme për komunitetin lokal apo me rëndësi nacionale, kapacitetet teknike e të cilëve do të përmirësohen që t’ju mundësohet të veprojnë si rrjet, për të punuar në përmirësimin e agjendës së përbashkët.

“Pjesëmarrja aktive civile ka rëndësi thelbësore për zhvillimin e demokracisë në një shtet ndërsa e njëjta është e rëndësishme edhe në nivel lokal, prej ku edhe paraqitet pjesa më e madhe e problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen çdo ditë. Pikërisht për këtë, organizatat civile si formë e bashkimit civil patjetër duhet të punojnë në mënyrë të vazhdueshme në artikulimin e kërkesave të tyre në lidhje me autoritetet lokale”, thotë Damir Neziri nga shoqata “Federalistët e Rinj Evropian” nga Kumanova.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.