fbpx

Zaev: Gruevski dhe Mijalkov me vite kanë ndjekur dhe përgjuar OJQ-të

-

Në konferencën  e sotme për shtyp, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov me vite kanë ndjekur dhe përgjuar shumë organizata joqeveritare. Ai tha se ndër të përgjuarit kanë qenë: Infocentar, “Civil”, Instituti “Shoqëria e hapur- Maqerdoni”, “Ajde”, Forum-centar, Qendra maqedonase për arsim evropian, Fondacioni “Metamorfozis”.

“Përmes ndjekjes së sektorit më të ndjeshëm, sektorit joqeveritar, Gruevski ka cenuar të drejtat elementare të njeriut. Projekti “E vërteta për Maqedoninë” tregoi se nuk ka vend e ku nuk ka përgjuar Gruevski. Gruevski dhe njerëzit e tij të fuqishëm kanë qëndruar në pushtet me skandalin e përgjimeve. Kështu ka eliminuar çdo gjë që i ka dalë në rrugë. Kështu i ka krijuar politikat e veta- deklaroi Zaev.

Zaev ua dha dosjet përfaqësuesve të OJQ-ve që kanë qenë të përgjuar dhe tha se nuk do të publikoj biseda të tyre sepse me këtë do t’i shkelte të drejtat elementare të njeriut.

Ai paralajmëroi se me siguri do të udhëtoj në Bruksel, por shtoi se nuk është arritur çdo gjë sepse nëse nuk ka negociata për atë se çfarë qeverie do ta udhëheq shtetin deri në zgjedhje, asgjë nga ajo që është arritur si marrëveshje nuk vlen.

“Për ne është e papranuar qeverinë ta udhëheq Nikolla Gruevski”, njoftoi Zaev.

Ai gjithashtu tha se pret deklaratë nga euro- komisari Johanes Han, i cili do të del me konkludime për dobësitë zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.