fbpx

LSDM pret deklaratë nga Han, nga Brukseli heshtin

-

Euro- komisari për zgjerim sot nuk do të ketë deklaratë për mediumet, siç u tha në njoftimin e të premtes nga LSDM, pas bisedës telefonike të Zoran Zaev me Johanes Han, mëson “Meta” nga burimet e Brukselit.

Mësojmë se tani për tani nuk ka as kohë të saktë të caktuar kur do të mbahej, me çfarë formati gjegjësisht nëse në takim do të merrnin pjesën tre euro- parlamentarët, Kukan, Uajgl dhe Houit.

Ndërkaq, pas bisedën telefonike mes Han dhe Zaev e që ndodhi pas anulimit publik nga procesi negociues të liderit të opozitës, partia doli me njoftim ku thuhet:

“Në bisedë, komisari Han qartë dhe saktë konfirmoi pohimet e OSBE/ODIHR për ndarje jo- adekuate të shtetit nga partia, pohimet për frikësimin e votuesve, animit mediatik në favor të partive në pushtet dhe shqetësimi i KE rreth saktësisë së listës zgjedhore. Në mënyrë shtesë, ai theksoi nevojën për hetimin e përmbajtjes së bisedave të përgjuara, përfshirë bisedat për mashtrime nëpër ciklet zgjedhore. E gjithë kjo është përmendur saktë edhe në njoftimin e pasdites nga KE. Me rëndësi të veçantë është që KE konfirmoi se më 10 qershor në Bruksel do të vendoset për organizimin e qeverisë e cila do t’i organizoj zgjedhjet”.

Në takimin në rezidencën e BE-së në Przhino më 2 qershor, u arrit marrëveshje që të organizohen zgjedhje të parakohshme në prill të vitit 2016.

 

Takimi i radhës në të cilin pritej të merren vesh detajet rreth asaj se kush do t’i organizoj zgjedhjet në atë periudhë, që Han e quajti “periudhë tranzicioni”, duhet të mbahet të mërkurën.

Pas deklaratës së euro- komisarit në Uashington se “zgjedhjet në Maqedoni kanë qenë kryesisht të mira me mungesa të vogla”, Zaev ndërpreu negociatat, por pas bisedës telefonike me ndërmjetësin për tejkalimin e krizës, megjithatë dha mundësi të udhëtoj në Bruksel.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.